E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, 3.2 milion euro për bashkitë kufitare

Të gjitha Bashkitë e vendit, që janë në kufi me vendet e rajonit, do të përfitojnë nga projektet europiane ndërkufitare. Bashkimi Europian financon pjesëmarrjen e Shqipërisë në këto programe me 22 milionë euro për vitet buxhetore 2007, 2008 dhe 2009 të marra së bashku.

Po ashtu, një shumë shtesë prej 3.2 milionë euro i është vënë në dispozicion qeverisë si asistence teknike për  të mbështetur të gjitha aktivitetet për 3 vjet. Fondet e BE-së në dispozicion të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Shqipërinë pritet të rriten për vitin 2010 e në vazhdim. Deri tani janë mbyllur thirrjet e para për propozime mbi programet me Evropën Juglindore, Malin e Zi, Maqedoninë dhe IPA Adriatikun. Ndërkohë, po përgatiten paketat e aplikimit për raundin e dytë të thirrjeve si dhe të lançimit të thirrjes së parë Shqipëri - Greqi. Financimi i BE zakonisht varion nga 20.000 euro në 200.000 euro për çdo kontratë. Kushti kryesor, për tu përfshirë në këto projekte,  është ekzistenca e  një partneriteti real me një organizatë nga vendi përtej kufirit. Ky bashkëpunim duhet të  pasqyrohet në përgatitjen e projektit dhe implementimin e tij.

Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 18:31

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›