Kokaina në Gjirokastër, Kotro: Më është cënuar biznesi

Vetëm dy ditë më parë janë sekuestruar 200 kg lëndë narkotike, sasia më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Burime nga policia bënë me dije se droga e trafikuar ishte e llojit kokainë dhe transportohej për në Shqipëri me bidona të mbushur me vaj palmash. Për këtë u ndaluan, edhe dy personat Dhori Thimo dhe Kiço Kotro. Ky i fundit pas procedurave u la i lirë, ndërsa ka pranuar të rrëfejë të gjithë skemën e kësaj vepre penale të ndodhur në fabikën që ai administron. Në një intervistë për “Ora News” Koto tregon të gjitha dyshimet e tij dhe momentin e zbulimit të sasisë së drogës.
"Në datën 21 mars ne prisnim një kontenier me vaj palme të cilën e prisnim të mbërrinte në firmën tonë nga shteti belg. Në momentin që makina ka hyrë në ambjentet e firmës ne kemi qënë duke ngrënë bukë kur lajmërohemi se forca të shumta policie me maska kanë hyrë në brendësi të firmës sonë, ku unë jam ndaluar në moment” rrëfen Kotro duke u shperhur se është i gatshëm që kjo çështje tepër e rëndë të zgjidhej sa më shpejt.
Por si ka ndikuar në biznesin e tij sekuestrimi i 200 kg drogë dhe cili ka qenë hapi i tij i radhës? 47-vjeçari Kotro shprehet se ai është cënuar së tepërmi nga kjo histori dhe kjo edhe si pasojë e artikujve të shkruar në media.
“Unë po bëj një punë të ndershme dhe dëshiroj të nxjerr në treg ato artikuj që unë mendoj, ka theksuar Kotro duke shtuar se ngjarja ka dhënë dhe shkëndijat e para negative për biznesin e tij ku shumë nga furnitorët e tij europianë e kanë telefonuar dhe i kanë thënë që duhet të gjej të tjerë furnitorë për të vazhduar aktivitetin e tij prodhues.
Në një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zbuluar një rrjet të trafikimit të drogës në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike me vlerë 20 milionë euro është bllokuar në Gjirokastër në orët e vona të natës të së martës.