Bari, goditet banda italo-shqiptare e drogës

Policia e Barit në Itali gjatë një operacioni ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande italo-shqiptare dhe arrestimin e 25 personave.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se policia italiane ka sekuestruar edhe 1150 kg drogë me vlerë 6.5 milionë euro.
Sipas mediave italiane 200 forca policie morën pjesë në operacionin antidrogë.
Policia italiane thekson se droga importohej nga Holanda, Spanja dhe Shqipëria ndërsa tashmë të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.