E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti vjenez projekti fitues i kompleksit te ri

Zgjidhet projekti fitues per parlamentin e ri. Një juri ndërkombëtare e përbërë nga 5 arkitektë, por dhe vota elektronike e publikut kanë përzgjedhur projektin e firmës vieneze imazhin e ri të legjislativit shqiptar. Projekti vienez u përzgjodh mes 12 të tjerëve, ndërkohë që në vend të dytë u rendit një firmë italiane dhe në atë të tretë një franceze.

“Unë personalisht, ashtu si çdo deputet jam e kënaqur sepse me këtë projekt që ju keni përzgjedhur bëtë të mundur që shqiptarët të kenë shtëpinë e tyre që do të jetë një shtëpi dinjitoze. Tirana do të ketë një monument, një vepër arti. Kemi një sfidë të madhe përpara për shkak se me këtë rast ne vrapojmë kundër kohës. Me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë ne kemi atë që është simbolika më e madhe e demokracisë parlamentare shqiptare” tha kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Kompleksi parlamentar i cili duhet të jetë gati në 100 vjetorin e pavarësisë do të shtrihet në një sipërfaqe prej 179 mijë metra katrorë.Ai do të ketë rreth 100 zyra për deputetët, 13 salla komisionesh, salla konferencash dhe 3 restorante.Ndërsa salla e seancave plenarare do të zërë një sipërfaqe prej rreth 500 metra në formë hemicikli. Azhornuar së fundi ( e enjte , 24 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›