E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Asnjë datë për rifillimin e bisedimeve

BEOGRAD – Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, deklaroi se nuk ka ende asnjë datë të saktë për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Po punojmë në përgatitjen e raundit të ri, por për momentin ende nuk ka datë", - deklaroi për shtypin serb Maja Kocijançiç.

Ndërkohë shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç ka akuzuar Prishtinën se po refuzon të gjitha propozimet që po i ofrohen, dhe kjo gjë dëmton Serbinë për marrjen e statusit kandidat.
“Beogradi ka ofruar disa opsione dhe të gjitha përfshijnë rezolutën 1244”- deklaroi Stefanoviç.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›