Përhapet lajmi i rremë, Keanu Reeves vdes
TIRANE-Keanu Reeves vdes, por lajmi nuk ishte i vërtetë. «Global Associated Neës» kishte publikuar sikur aktori i famshëm i Matrix kishte gjetur vdekjen në një aksident me ski në Svicër, dhe më pas jehona nis në Facebook dhe Twitter.
Dëshmitarët sipas «Global Associated Neës» kishin pohuar se Reeves kishte humbur kontrollin dhe nga shpejtësia e madhe ishte përplasur për vdekje me një pemë.
Duket se për Reeves që gëzon shëndet të plotë, këto nuk janë lajme të reja. Në vitin 2010 në Wikipedia ishte publikuar dita e lindjes dhe e vdekjes së tij. Presupozohej se aktori kishte humbur jetën në Zelandën e Re gjatë në një incident gjatë xhirimeve.
VIP-at bëhen shpesh pre e këtyre lajmeve të rreme që përhapen në sekondë në rrjetet sociale. Kështu pak kohë më parë u shpall vdekja e David Beckham në një aksident me makinë dhe Jon Bon Jovit.
(d.b/BalkanWeb)