BE-Ballkanit: Luftoni krimin e organizuar
Zagreb(start)-Bashkimi Evropian u ka kërkuar shtatë vendeve ballkanike që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar nëse duan të bëhen pjesë e BE-së. Eurokomisionari për drejtësi i BE-së, Jacques Barrot tha se në mbarë rajonin është bërë shumë progres. Por, sfidave të përbashkëta, sipas tij mbetet forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Thirrja e Barrot iu drejtua
Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi, për të shtypur krimin.
Deklarata është bërë në samitin e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme që mbahet në Zagreb të Kroacisë. Shqipëria është përfaqësues në këtë takim nga zëvendësministri i Brendshëm Gent Strazimiri, ndërsa Kosova u përfaqësua nga ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, dhe ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti.