E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja edhe projekti më i madh i një çerek shekulli në Kosovë

Prishtinë (Start)-Ka nisur dje zbatimi i projektit më të madh në 25 vitet e fundit në sistemin e transmisionit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës. Guri i themelit për ndërtimin e Nënstacionit 400/110 kë (kilovolt) Peja 3 u vendos në praninë e autoriteteve më të larta të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të qeverisë gjermane. Vlera e këtij projekti është 23.3 milionë euro, prej të cilave 12.3 milionë financohen në formë granti nga qeveria gjermane dhe 11 milionë financohen në formë granti nga qeveria e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›