E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina: Kushte të njëjta të shqiptarëve në serbi me serbët në Kosovë

Prishtinë (Start)-Kosova duhet të kërkojë që trajtimi i shqiptarëve në Serbi të jetë i ngjashëm me trajtimin apo me kushtet që i ofron Kosova minoritetit serb. Kështu ka deklaruar nga Lugina e Preshevës Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci, deklaroi dje gjatë një takimi në Prishtinë me një delegacion të shqiptarëve të kësaj zone. Sipas tij, LDD-ja është për respektimin e vlerave të së secilit me ndërmarrjen e hapave konkrete, prandaj presim që jeta e qytetarëve shqiptarë, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës, të stabilizohet në çdo aspekt. Daci kërkoi gjithashtu nga qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për të krijuar kushte për studentët e Luginës që vijnë në Kosovë dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë me ata që janë nga Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›