E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi do të vizitojë Bullgarinë

Prishtinë (Start)-Autoritetet bullgare i kanë bërë një ftesë për vizitë kryetarit të parlamentit kosovar, Jakup Krasniqi. Sipas një njoftimi nga zyra e Shtypit pranë Kuvendit, bëhet e ditur se ftesa i ka ardhur nga Kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Solomon Passy, i gjatë ditës së djeshme vizitoi Prishtinën.
Gjatë vizitës që ata zhvilluan, Solomon Passy shprehu gatishmërinë e institucioneve të Bullgarisë për të zgjeruar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet mes Bullgarisë e Kosovës, sidomos në lëmin ndërparlamentar dhe atë ekonomik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›