E Diel, 1 Nëntor 2026

BE pranon kushtet e Serbisë: EULEX të miratohet nga OKB

Bruksel (start)-Bashkimi Evropian dhe Serbia kanë rënë dakord që misioni civil EULEX të marrë aprovimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të nisë të funksionojë në Kosovë. Sipas marrëveshjes së re Serbi-BE, e cila duket se ka çuar në fitoren diplomatike të Beogradit në këtë drejtim, EULEX do të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës, dhe misioni i tij do të shtrihet si mision këshillëdhënës. Me këtë marrëveshje, EULEX tashmë nuk do të zbatojë planin e Ahtisarit.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Pierre Mirel tha se bëri të ditur lajmin, pas takimit me zv/kryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliç. Ndërkaq Gjeliç, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është arritur marrëveshja me Brukselin për sistemimin e EULEX-it, ka thënë se negociatat po zhvillohen nën patronazhin e OKB-së dhe se "zgjidhja duhet të gjendet në Neë York".

Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë për gjendjen në Kosovën dhe rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara. Një prej çështjeve që pritet të hapet në këtë debat, do të jetë edhe vendosja e EULEX-it, për të cilën po zhvillohen bisedime ndërmjet OKB-së dhe BE-së në njërën anë dhe Serbisë në anën tjetër.

///bbc-start///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›