Tiranë, aksidentohet për vdekje një kalimtar

Një 47-vjeçar është aksidentuar për vdekje gjatë orëve të mbrëmjes në kryeqytet pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Unazën e Re në Tiranë ku 47-vjeçari Hamdi Muslia është përplasur për vdekje nga nja automjet tip Fuoristradë teksa po përpiqej të kalonte rrugën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin e autorit i cili menjëherë pas aksidentit është larguar në nga vendi i ngjarjes.