E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, Busek: Kriza politike dy vjecareka frenuar reformat

BRUKSEL- Kohët e fundit kemi qënë të shqetësuar vecanërisht për shenjat destabiltieti politik në rajon. Shqipëria është frenuar nga kriza politike për gati dy vjet, në Bosnjë nuk ka qeveri që nga zgjedhjet e muajit Tetor, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia po përballen me thirrjen për zgjedhjet. Po ndalohen reformat, negociatat që janë në kalendarin tonë, por sigurisht ka mënyrë demokratike për të zgjidhur problemin.

Me këto fjalë e hapi sot takimin e Komitetit të Jashtëm për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, presidenti i Parlamentit Europian Jerzi Busek. Busek u shpreh se ky takim po zhvillohej jo vetëm për të shkëmbyer ide, por edhe për të përmirësuar pikëpamjet parlamentare mbi procesin e pranimit të Bashkimin Europian. Sipas Busek, parlamenti Europian është i angazhuar për perspektiven europiane të Ballkanit.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko portretizoi me ngjyra më të errëta Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e rajonit janë të brishta dhe të lodhura nga tensionet etnike, ndërsa tranzicioni si ekonomik ashtu edhe politik nuk po tejkalohen, u shpreh Biserko duke shtuar se Ballkani Perendimor nuk ka arritur të gjithë potencialin e saj dhe shkak për këtë është korrupsioni i elitës politike.”

Sipas saj, shume vendeve u mungon vullneti dhe kultura politike për të kryer reformat e nevojshme dhe për këtë arsye ajo kërkoi një qasje të re të Bashkimit Europian për të gjithë rajonin në tërësi.

Sipas krytarit të parlamentit Kroat, shembulli i vendit të tij thekson orientimin e qartë Europian për Ballkanin Perëndimor si rajon duke nënvizuar se bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë të mbetet një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Zagrebit ndërsa shprehu bindjen se negociatat e pranimit mes Kroacisë dhe Bashkimit Europian do të finalizoheshin deri në qershor të këtij viti.

Takimi për Ballkanin Perëndimor në Bruksel do të mbyllet nesër me disa të ftuar të rëndësishëm që do të mbajnë nga një fjalim të tillë si presidenti i Komisionit Europian Hoze Manule Barroso dhe kryeministri hungares Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE.

(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: BE, Busek: Kriza politike dy vjecare ka frenuar reformat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›