Guardiola: Klasikja?S’jemi unë dheMurinjo fenomenët
SPANJE- Pas kalimit në gjysmëfinale të Champions League, tekniku i Barcelonës Pep Guardiola ka nisur të mendojë për klasiken e ditës së shtunë. Katalanasit do të luajnë në “Bernabeu”, në një sfidë që mund të vendosë përpara kohe titullin kampion. Tekniku i Barçës ka mohuar të ketë një rivalitet mes tij dhe Murinjos për këtë superndeshje. “Janë futbollistët fenomenët e vërtetë dhe jo unë me Murinjon. Janë ata që bëjnë spektakël, ne kemi pak rëndësi. Njerëzit paguajnë biletën për të parë ata”, u shpreh tekniku katalanas. Por, klasikja e Spanjës do të zhvillohet disa herë këtë muaj. “Për Barcelonën është një nder që ndeshet me Realin në gjysmëfinale të Champions, sepse është një klub shumë i fortë dhe shumë i pasur”, tha Guardiola.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)