E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, Fule: Mali i Zi ne BE? i mbushur me sfida

PODGORICE- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stephan Fule deklaroi dje në Podgoricë se procesi i ardhshëm i integrimit evropian për Malin e Zi do të ketë më shumë kërkesa dhe më shumë sfida.

Fule vlerësoi se reformat janë të domosdoshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimit të sundimit të shtetit ligjor dhe të kapaciteteve administrative.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vlerësoi deklaratat e kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç i cili theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar bëhen efikase kur të gjitha kushtet e vendosura nga kornizat ligjore të realizohen në praktikë.

Fule siguroi Gjukanoviçin se BE-ja përkrah fuqishëm Malin e Zi në rrugën e tij për integrimin në bashkësinë evropiane.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›