BE, komisioneri Fule nis viziten ne Kosove
PRISHTINE- Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Stefan Fule ka arritur për vizitë në Kosovë, të parën që nga emërimi i tij në këtë post.
Vizita e komisionerit të BE-së për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Stefan Fule në Prishtinë bëhet në kuadër të turneut të tij ballkanik.
Para ardhjes në Prishtinë, zoti Fule ka deklaruar se Kosova ka perspektivë evropiane dhe se për këtë ka konsensus në Bashkimin Evropian.
Sipas tij është në interesin e të gjithëve që Kosova të mos mbetet mbrapa derisa rajoni ecën përpara drejt Bashkimit Evropian.
Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se nga kjo nuk mund të ketë shmangie, meqë sic është shprehur zyrtari evropian, e ardhmja e të dy vendeve është në BE.
Ai ka nxitur autoritetet kosovare që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të cilat Kosova kishte marrë kritika në raportin e progresit të Komisionit Evropian vitin e kaluar.
Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë përfundon turnen e tij në rajon me pjesëmarrjen në Samitin e Bërdos në Slloveni që mbahet nesër.
(bbc/balkanWeb)