E Diel, 1 Nëntor 2026

Teza shokuse: Masakra e Srebrenicës? për faj të ushtarëve gei

WASHINGTON- Masakra e Srebrenicës? Për faj të ushtarëve gey. Teza shok e masakrës më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, është e John Sheehan, një gjeneral amerikan në pension, ish- komandant i NATO-s. Në 1995 në Srebrenicë u masakruan 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Ushtaraku amerikan ka paraqitur teorinë e tij gjatë një seance degjimroe në senatin amerikan, i cili këto ditë është i impenjuar për të legjitimuar në kodin ushtarak, deklarimin e prirjes seksuale te ushatarakeve homoseksual.

Sipas Shehan, kontigjenti holandez i forcave të NATO-s në Bosnje nuk arriti të mbrojë qytetin e Srebrenicës dhe myslimanët boshnjakë nga agresioni i ushtrisë serbe edhe për shkak të prezencës së disa ushtarëve gey në komandën e saj.

“Rrëzimi i Bashkimit Sovietik- ka shtuar gjenerali- ka shtyrë ushtritë europiane, përfshi dhe atë holandeze të besojnë se nuk ka më nevojë për persona të fortë luftimi. Kështu kanë nisur të zgjerojnë ushtrinë duke pranuar edhe personat e deklaruar gey.”

Kundër kësaj deklarate është shprehur ambasadori holandez në washington, Renee Jones Bos: « Do të doja të kujtoja me krenari kontributin që gejt dhe lezbiket kanë dhënë dhe japin shpesh në forcat tona të armatosura prej dhjetëra vitesh, të cilat kanë lënë shenjë në shumë teatre luftrash edhe sot në Afganistan.

Misioni holandez në Srebrenicë është studiuar dhe vlerësuar nga shumë raporte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar por askush prej tyre- ka përfunduar ambasadori- ska bërë ndonjë lidhje mes masakrës së myslimanëve dhe prezencës së ushtarëve gey.
(s.g/Ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›