"Gërdeci", Mediu “përplaset” me Xhuvanin në Parlament
TIRANE-Përmendja e tragjedisë së Gërdecit dhe përgjegjësve të saj, nga ana e deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, në seancën e sotme plenare, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të ministrit Fatmir Mediu.
Xhuvani: Mazhoranca të hapë ndërgjegjen, jo të shpërblejë Gërdecet me postë
Deputetja socialiste Luiza Xhuvani në fjalën e saj për herë të parë në Parlamentin shqiptar i bëri thirrje sot mazhorancës që të hapë ndërgjegjen sepse vetëm kështu do të nxjerrë vendin nga kulla e ngujimit. Sipas Xhuvanit, qeveria është kthyer tashmë në një qeveri fatkeqësish që shpërblen me poste ministrore cdo dëm në vend. “Cpo ndodh me Gërdecin, ju nuk kërkuat falje, ju shpërblyet fajin. Emëruat Ministër Mjedisi atë ministër që komandoi Gërdecin, me përmbytjet në Shkodër, shpërblyet sërish. Nuk është mirë, hapni ndërgjegjen”. Sipas Xhuvanit, mazhoranca vuan kompleksin e Akilit dhe ruan thembrën për ndonjë shigjetë.
Mediu: Zonja Xhuvani ki individualitetin tënd, jo të kryetarit
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu ndaj fjalës së Luzia Xhuvanit. “Me ato recitimet e tua dhe lotët false, ti kërkon të bësh lojë politike. Ju moj zonjë e keni nisur mbrapsht punën. Hera e parë që vini në Kuvend dhe nuk e nisni parsh por e nisni mbrapsht. Vlerësoj hapjen, po jo më shumë sec duhet se të bën dëm. Ki individualitetin tënd dhe jo tekstet për recitim të kryetarit tënd”.
(d.b/BalkanWeb)