BE, Fule: Klasa politike të tregojë maturi, të zgjidhet kriza
BRUKSEL- është mbajtur në Bruksel, takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku BE përfaqësohej nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dhe sekretari spanjoll i shtetit, Diego Lopez Garrido, vendi i të cilit kryeson presidencën e e rradhës të Bashkimit Europian. Ndërsa qeveria shqiptare përfaqësohej nga zv kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp menjëherë pas këtij takimi, komisioneri Fule i ka bërë apel klasës politike shqiptarë të tregojë maturi dhe të zgjidhë ngërcin që ka mbërthyer vendin prej 10 muajsh, që pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.
“Udhëheqja politike në Shqipëri duhet të tregojë maturi, politikanët duhet të zgjidhin këtë krizë. Janë të gjitha mjetet e nevojshme për ti dhënë fund kësaj situate.
Natyrisht do të kenë mbështetjen tonë” nënvizoi Fyle ndërsa tha se mjetet në të cilat duhet të mbështetet zgjidhja janë: Gjykatat, Kushtetuta dhe Institucionet.
Edhe sekretari spanjoll i shtetit , Garrido nënvizoi domosdoshmërinë e normalizimit të jetës politike në të mirë të vendin.
“Dua të përsëris se një demokraci funksionon kur parlamenti punon, kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur situatën” u shpreh Garrido.
Nga ana e tij, numri dy i qeverisë shqiptare Ilir Meta deklaroi gjatë fjalës së tij se mes kërkesave të opozitës për transparencë dhe vendosmërisë së mazhorancës për të mos dalë mbi vendimet e gjykatave, ekziston një hapësirë në të cilën mund të gjendet kompromisi.
“Mes transparencës dhe respektimit të Kushtetutës ka një hapësirë për të gjetur një kompromis në mënyrë që të zgjidhen të gjitha cështjet e ngritura nga opozita. Shpreh keqardhje për këtë grevë urie, kam qenë vetë në një të tillë, por unë mendoj se një grevë urie është një formë ekstreme, por nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet” u shpreh zv.kryeministri Meta ndërsa i bëri thirrje opozitës të dialogojë për të arritur një zgjidhje.