Këtë vit do të strehohen edhe 35 familje të tjera
11/05/2010 Godina e re e të pastrehëve në përfundim e sipër. Në shtator pritet të përfundojë
KORÇE- Edhe këtë vit në qytetin e Korçës do të strehohen edhe 35 familje të tjera. Godina e re, e filluar një vit më parë, me fondet e Entit Kombëtar të Banesave tashmë ka avancuar mjaft. Pritet që në muajin shtator, ashtu siç ishte parashikuar edhe në kontratë, ndërtesa e shumëpritur nga mjaft të pastrehë që kanë ëndërruar për vite të tëra për sigurimin e një banese, do të jetë e përfunduar krejtësisht. Pas kësaj mbetet që Bashkia e qytetit të Korçës të marrë në dorëzim godinën dhe të përpilojë listën për shpërndarjen e apartamenteve sipas të gjithë kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Bashkisë së qytetit. Deri më tani është evidentuar fakti se interesimi nga ana e të pastrehëve ka qenë mjaft i madh. Shumë prej tyre ndjekin punimet në mënyrë të përhershme për të qenë të informuar në kohë se kur do të përfundojë banesa, me qëllim që të interesohen edhe se si përcillen listat e përpiluara nga zyrat rajonale në drejtim të Këshillit të Bashkisë.
Godina e re
Në lidhje me këtë informacion, se kur pritet të përfundojë godina e të pastrehëve, burime pranë Entit të Banesave në Korçës, pohuan se ndërtimi i pallatit për të pastrehët po shkon mjaft mirë, sipas të gjithave kërkesave të kontratës. Për ndërtimin e kësaj ndërtese, sqaruan burimet, nga Enti Kombëtar i Banesave u akordua një fond prej 70 milionë lekësh, çka do të thotë se kjo ndërtesë do të ketë në dispozicion të të pastrehëve 35 apartamente, ndërsa kati i parë do të përbëhet nga ambiente shërbimi, të cilat mund të merren me qira nga qytetarët që do të strehohen në këtë godinë, me qëllim punësimin e tyre, pasi bëhet fjalë për dyqane dhe aktivitete të tjera shërbimi, të cilat i vijnë në ndihmë këtij komuniteti. Sigurisht këto ambiente mund të merren edhe nga qytetarë të tjerë sipas të gjithë procedurave të parashikuara. Me këtë vijueshmëri ndërtimi, theksuan burimet në fjalë, parashikohet që muaji shtator të sjellë edhe përfundimin e kësaj ndërtese, gjë që do të nxjerrë nga lista e të pastrehëve edhe 35 familje të tjera. Me këtë rast mund të vëmë në dukje faktin se nga ana e Entit Kombëtar të Banesave janë dhënë fonde në vijimësi për qytetin e Korçës, me synim strehimin e njerëzve të mbetur të pastrehë. Mund të kujtojmë me këtë rast se edhe gjatë vitit të kaluar me fondet e buxhetit të shtetit u ndërtuan banesa sociale me kosto të ulet për 40 familje, ku prioritet patën të gjitha ato familje që jetonin në shtëpitë e ish- pronarëve. Ndërkohë nga burime zyrtare mësojmë se gjatë vitit 2009, përfituan kredi të lehtësuar 15 familje të pastreha, për të cilat tashmë banka ka filluar dhënien e kredisë për familjet që përmbushën kushtet, ndërsa të tjera familje janë duke përmbushur kriteret e kërkuara për përfitimin e saj, ku përveç përzgjedhjes nga Këshillit i Bashkisë kërkohet edhe miratimi i vetë bankës që jep kredinë.
Kryesisht me bono privatizimi
Rriten ndjeshëm pagesat për
legalizimin e objekteve pa leje
FIER- Është rritur ndjeshëm numri i objekteve pa leje të legalizuara në qarkun Fier si rezultat i zbatimit të ligjit të ri për shlyerjen e detyrimeve nëpërmjet bonove të privatizimit. Qysh nga dalja e zbatimi i këtij ligji është shlyer detyrimi i objekteve me letra me vlerë për 70 objekte. Sipas zyrës së ALUIZN-it në Fier, veç kontratës së këtyre banorëve me bankën Credins, është shtuar edhe marrëveshja me një tjetër bankë, atë Raifeizen, që do të bëjë pagesën me anë të letrave me vlerë dhe shlyerjen e detyrimeve nga ana e qytetarëve për objektet pa leje. Nga ky ligj do të përfitojnë qytetarët, të cilët kanë deklaruar vetë shtesat e banesave të tyre. “Që nga fillimi i kontratës me bankën Credis me anë të bonove të privatizimit janë shlyer rreth 75 pagesa me bono privatizimi”,-ka thënë një nga punonjëset e ALUIZN-it në Fier dhe pritet që tashmë të bëjmë kontratë edhe me Bankën Raifeizen. Me bono privatizimi do të paguajnë ata qytetarë, të cilët kanë vetëdeklaruar banesa të plota, garazhe, lokale etj, ndërsa ata qytetarë, të cilët kanë bërë shtesa pallatesh ose shtesa banesash nuk do të paguajnë me bono privatizimi. Sigurisht lista e pagesave është bërë e ditur për qytetarët dhe është tejet transparente në bazë të ligjit”.
Vetëm në qytetin e Fierit janë të regjistruara mbi 5000 objekte pa leje. Procesi i kryerjes së vetëdeklarimit të objekteve pa leje ka pasur edhe zigzaget e veta dhe ngadalësi për shkak të vonesës së ligjit të shlyerjen së këtyre detyrimeve nga ana e qytetarëve me bono privatizimit.