Tadic, nuk merr pjesë në Samitin e Bërdosë
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic, nuk do të marr pjesë nesër në konferencën e Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet në Bërdo afër Kranjës, organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia. Lajmin e konfirmon televizioni serb B92.
Vendimi i Tadic për të mos iu bashkuar konferencës, sqaron televizioni serb, lidhet me moszgjidhjen e cështjes së emrit me të cilin do të përfaqësohet Kosova po në këtë konferencë.
Beogradi, që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nuk pranon të marrë pjesë nëpër takime, ku ka edhe përfaqësues të Kosovës, të cilët prezantohen në këto takime ndërkomëtare si anëtarë të një shteti të pavarur. Ndërsa Prishtina zyrtare nga ana e saj, ka bërë të qartë që do të marrë pjesë në takimin e nesërm e barabartë me shtetet e tjera, pra si e pavarur.
(m.a/ansa/BalkanWeb)