Kreu i AAK-së, Haradinaj takim me Menduh Thaçin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në Prishtinë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptare Menduh Thaçi, të cilin e ka quajtur lider të shqiptarëve në Maqedoni.
"Zhvilluam një takim pune me liderin e shqiptarëve në Maqedoni, kryetarin e PDSH-së. Takimet tona janë periodike, të rregullt dhe përfshijnë shkëmbimin e mendimeve dhe të informacioneve për zhvillimet që kanë ndodhur në mes të takimeve tona", u shpreh Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
Nga ana tjetër Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi tha se shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë shumë të vështirë për shkak të shkeljes kolektive që u bëhen të drejtave të tyre si dhe për shkak të diskriminimit të skajshëm në aspektin ekonomik.
"është koha e fundit, sekondat e fundit që forca politike shqiptare që merr pjesë ta delegjitimojnë këtë qeveri dhe këtë politikë. Ne nuk jemi të gatshëm që me këtë formë të ushtrimit të pushtetit nga ana e kësaj qeveria, më konkretisht të VMRO-DPMNE të bëhemi pjesë e qeverisë. Ne kërkojmë një rrugë më demokratike, më të lehtë, të shpallen zgjedhjet e parakohshme për shkak se kjo qeveri dështoi në të gjitha planet", thotw Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi gjatë qëndrimit në Prishtinë nuk ka zhvilluar takime tjera as me liderë të institucioneve e as me përfaqësuesit e partive tjera politike.
Bul Salihu < I mëparshmi