BE, Fule sot ne Tirane kriza politike ende e pazgjidhur
TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule pritet të gjejë sot në Tiranë të njëjtën situatë politike, pavarësisht ultimatutim të dy ditë më parë për të gjetur zgjidhje para se ai të vizitonte Tiranën më 19 mars.
Debati që ka zgjatur seancën parlamentare deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk ka përfunduar në një konsensus mes palëve për të zgjidhur krizën.
Deputetët e opozitës thanë se nuk pranojnë asnjë zgjidhje tjetër të krizës, veç hapjes së kutive të votimit. Ndërsa maxhoranca këmbëngul se është dakord me hetimin parlamentar të zgjedhjeve, por pa i prekur kutitë e votimit, pasi shkel rëndë Kushtetutën.
Kuvendi ka vendosur që seanca të vazhdojë sot në orën 09.00 ndërkohë që po sot komisioneri Europian për zgjerimin do të zhvillojë dhe takimet me krerët e lartë të shtetit dhe opozitës.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga delegacioni i BE-së në Tiranë Fule përcolli më 17 mars mesazhin e qartë se : Ngërci politik duhej zgjidhur.
“Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t’u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane”, citohet të jetë shprehur komisioneri Fule, referuar njoftimit të zyrës së Delegacionit të KE-së në Shqipëri.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Pritet që nga drejtuesit e BE-së të vijnë edhe deklarata, ku ndihet presioni në lidhje me liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
(s.g/BalkanWeb)