“Ngrohja globale”, parashikimi para 500 vjetësh
Pak njerëz e dinë se për këtë rrezik të madh që tani po i kanoset njerëzimit ka folur para 500 vjetësh edhe parashikuesi më i madh i të gjitha kohëve, Mishell Nostradamus: "Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është një ndër problemet më serioze me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak njerëz e dinë se për këtë rrezik të madh që tani po i kanoset njerëzimit ka folur para 500 vjetësh edhe parashikuesi më i madh i të gjitha kohëve, Mishell Nostradamus. Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerëzimit në të ardhmen, pa dyshim se do të jetë ndryshimi i klimës. Kjo dukuri shkaktohet për shkak të dëmtimit permanent të shtresës mbështjellëse të ozonit që rrethon globin tokësor. Dëmtimi i kësaj shtrese po bëhet vetë nga dora e njeriut, përmes prodhimit dhe përdorimit të madh në industri të dioksidit karbonik dhe metanit, të cilat shpërndahen në ajër përmes tubave të ndryshëm të përdorimit ditor, si: ngjyra, perfumi etj. Se çfarë rreziku mund të përbëjë për njerëzimin nxehja globale, tanimë të gjithë e dinë.
Shumë vende me klimë të ndryshueshme kontinentale, kanë filluar të ballafaqohen me temperatura shumë të larta.
Dëshmitare e këtij fenomeni tashmë është e gjithë bota. Nëse kjo gjendje gradualisht vazhdon me këtë tintensitet njerëzimi mund të përballet me probleme serioze. Për fenomenin e nxehjes globale të tokës dhe rrezikun e madh të saj për mbarë njerëzimin, tashmë janë alarmuar shumë qeveri dhe institucione ndërkombëtare të vendimmarrjes, por gjëja më kryesore është që ky rrezik, që tani realisht po i kanoset njerëzimit dhe mbarë rruzullit tokësor, është parashikuar që para 500 vjetësh nga Nostradamus.
Nostradamosi në veprën e tij të shkruar në formë strofash, ndër shumë parashikime për të ardhmen e njerëzimit, gjenden edhe disa strofa që parashikojnë thatësirën e madhe në gjithë globin. Sipas Nostradamusit, shkaktare të kësaj thatësire do të jenë temperaturat e larta klimatike, nga e cila do të shkretohen shumë toka pjellore. Do të paraqiten, zjarre dhe sëmundje të ndryshme që si pasojë do të kenë vdekje masive të njerëzve, kafshëve dhe botës bimore. Pastaj, për shkak të rritjes së vëllimit të ujit, nëpër oqeane dhe lumenj që do të shkaktohen nga shkrirja e akullnajave në vendet polare me temperatura të ulëta, toka do të përfshihet nga vërshimet e mëdha ujore.
(BalkanWeb)