Baloteli stërvitje me grupin, por agjenti sulmon Materacin
MILANO- Interi është rikthyer sot të stërvitet pas fitores 1-0 në Londër kundër çelsit. Vëmendja e të gjithëve ka qenë të Mario Baloteli, i cili u la jashtë për ndeshjen në Angli pa asnjë shpjegim nga ana e trajnerit Zhoze Murinjo. Gjithsesi, sulmuesi 19 vjeçar është parë në humor të mirë, ndonëse mbetet ende në dyshim grumbullimi i tij për ndeshjen e së shtunës ndaj Palermos. Ndërkohë, po sot, agjenti i tij Mino Raiola ka sulmuar ashpër Marko Materacin, pas fjalëve të këtij të fundit në Londrës se “Baloteli duhet të mësojë ç’është grupi”. “Baloteli është i lumtur që Interi kaloi turnin, ndërsa Materaci do të kishte bërë mirë t’ia jepte ato këshilla në mënyrë private. Nuk mund të flasësh në publik për këto gjëra”, tha Raiola.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)