Teatri aktual muzikor
Opera dhe aktualiteti është një temë e gjerë dhe e rrahur hershëm. Vlerësime të ndryshme në kohë të ndryshme kanë sjellë dhe përfundime të ndryshme.
Për disa opera, si e tillë është ajo që ka krijuar autori a autorët, sado i kufizuar dhe njëherësh i gjerë të jetë ky term.
është shpesh vetëm e kohës a epokës kur është krijuar. Sidomos në periudha historike të dominuara nga vullnete unike, është pohuar ngulshëm se çdo referim i thekseve të ideve, politike apo sociale me autoritetet të veçanta apo dominues shtetesh është krejt rastësor ose absolutisht pa paramendim. Jo gjithmonë kjo ka qenë vërtet rastësore. Por problemi është bërë më i rafinuar pasi vërtetë artistët krijues mund të mos kenë pasur asnjëherë në mend të luajnë me zjarrin e pushtetit, por ja që problematika e jetës, përsiatjet apo pikëpamjet e gjera të njerëzve të artit nxjerrin kokë në trajtesat krijuese të tyre. Kur lindi Opera (a Baleti) në Rilindjen italiane të shekullit të 16-të, jo rastësisht referimet ishin për periudhat më të ndritura të antikitetit, heronjtë më bëmamëdhenj të mitologjisë a eposeve si Orfeu, Samsoni, Ifigjenia më vonë, etj, referim që u ruajt edhe gjatë klasicizmit me diferencime jo esenciale e madje deri tek periudha romantike.
Jo pa skandal kaloi prima e "Traviatës" e para opera me subjekt bashkëkohor për shkak të aktualitetit të veprës në kohë dhe në hapësirë. Por, larg historizmave në këto radhë mund të përfundojmë si tendencë absolute në këto gjini është se jetëgjatësia më se qindravjeçare e veprave i dedikohet krahas vlerave të pastra artistike edhe aftësisë së tyre për të rrokur tema a probleme të gjithëkahershme - eterne. Ky eternitet i temave në thelb njerëzore si dashuria, sakrifica, sublimja etj, si do që të trajtohen, në çdo kohë të vendosen a me çdo lloj kostumesh të vishen, thelbin e kanë të pandryshuar, rrezatojnë të njëjtat vlera dhe inspirojnë të njëjtat gjendje emocionale.
Por atëherë a ka sens ky i ashtuquajturi aktualizim i tyre?! I kundruar si një parim ripërtëritjeje të vlerave qenësore të veprës, si ritheksim i ideve esenciale që burojnë nga subjekti apo si jetësim i personazheve, duhet pohuar se kjo zhvendosje nga kohë më të largëta apo tepër të largëta drejt ditëve që jetojmë ose diku afër tyre, e rrit vërtetësinë skenike të veprave. Sot s'para shihet më Teatri Muzikor si një relike repertori që vjen vërdallë nga mbrëmja në mbrëmje mes lozhave dhe skenës së teatrit. Gjithmonë e më pak veprat po jetojnë për kuriozitetin e melomanëve që presin me orë të tëra si para pikave të basteve nëse do ta kapë mirë akutin e lartë aksh tenor a soprano dhe nëse në ndeshjen e primadonave do të asgjësohet një yll apo një tjetër.
Sot
Sot Teatri muzikor rrezaton nivelet më të larta të arritura në artin vokal, por edhe atë të aktrimit, organizimin dhe perfeksionin e interpretimit muzikor jo vetëm të protagonistëve madje të gjithë trupës, shkrirë këtu dhe mekanikën skenike, ndriçimin artistik dhe efekte të tjera në mbulesa regjisoriale a skenografike përherë e më origjinale e të thella për nga hulumtimi mbi veprën dhe "traditën" e shfaqjes së saj.
Për të dhënë ide a tema eterne atij i duhen vlera të mëdha, dekantime të prurjeve të grumbulluara mes seleksionesh të rrepta. Esencializmi si një parim që shpesh ngatërrohet me minimalizmin bëhet për hir të qartësisë së shprehjes dhe jo varfërisë së mendimit. Ai duhet të jetë i tillë ndryshe ç'kuptim ka? është thjeshtëzimi i detajeve jo shprehëse a të panevojshme skenike, rekuizitiere, regjisoriale që çon sot në evidentimin e asaj që flet vetishëm në rivëniet e kohës përmes së cilave krahas tekstit të libretit shtohet dhe teksti "viziv" i lexueshmërisë disa dimensionale të veprës.
Për shkak të tempullit qindravjeçar të artit, Teatri muzikor operon më shumë me vlera të konsoliduara, të afta dhe të sigurta në eksperimentin e ideve të tyre. Më pak preston vepra eksperimentale apo ajo që niset nga qëndrime të imponuara nga një realitet apo një tjetër. Dëgjuesi a shikuesi numeroz i kohës e ka të vështirë të shijojë njëherësh një propozim të ri e aq më tepër eksperimentuese në disa drejtime si në muzikë, artin skenik, recitimin e gjuhës së folur a të muzikuar, etj.
Prandaj në kartelonet teatrore e madje dhe në festivalet e llojit, këto tipe veprash janë më të rralla apo mungojnë komplet. Ka teatro muzikorë apo festivale prestigjioze ku pa një garanci gati njëqindvjeçare suksesi nuk pranohen të hyjnë vepra a autorë që ndonëse janë identifikuar me stilin e kohës. Emra si Stravinskij, Prokofiev, Baartok, etj, kanë hequr me vite këtë picirë. Për këtë arsye, më tepër të qëllon ta gjesh eksperimentin te institucione më modeste qoftë dhe si ky i yni, përveç enteve a veprimtarive që eksperimentin e kanë burim të ekzistencës së tyre. Afirmimi i vlerave sot bëhet përmes një seleksioni shumë më rigoroz pasi dhe prodhimi i tyre është sasior. Qëndrimet që kanë buruar nga doktrina moderniste mbi mos interesimin e autorëve për dy skajet e tjera të trekëndëshit si interpreti dhe publiku, zhdukja përbuzëse e termit interpret (si e tejkaluar) dhe reduktimi tek ekzekutimi perfekt e i ftohti i partiturës si ideal i respektit të krijimit të tij, kanë çuar tek largimi i publikut ndaj këtyre veprave. Në një farë mase si të thuash publiku është hakmarrë ndaj autorit që nuk e llogarit si komponent deciziv për jetën artistike duke mos llogaritur dhe ai asnjë shpenzim xhepi për të asistuar në shfaqjen e veprës së "modernistit" mospërfillës.
Tek ne...
Edhe tek ne ka ndodhur në përmasa që përputhen me realitetin tonë, mos ndjekja e zhvillimeve aktuale muzikore. Veprimtari serioze të iniciuara me kohë, tani nuk po kanë atë interesin e fillimeve. Pa këtë dimension ka raste kur dhe vepra të reja rrotullohen në vend e kanë pak propozime krijuese interesante. Konstatohet vuajtje në këto marrëdhënie akceptuese për të renë ndonëse për vite e ëndërruam atë.
Por në total si dhe në botë edhe tek ne diçka bëhet. Për të gjitha këto aktualizimi i teatrit nuk është dhe s'mund të jetë patentë vetëm e veprës së re. Madje sot gjen gjithçka në artin e globalizuar. Për të sjellë idenë e madhe të lirisë p.sh mjafton t'i adresohesh operas së lirisë e barazisë "Fidelio" dhe ta vendosësh në kapërcyellin e epokës së demokracisë në momentin e ndarjes nga diktatura siç bëmë ne për të pasur një kryevepër botërore beethoveniane për këtë qëllim. (Artikulli i gjermanit Sturm "Për të gjetur një Fidelio të kohës shkoni në Operan e Tiranës").
Apo p.sh për të nxjerrë thelbin e humanizmit që gëlon edhe brenda jetës së varfër dhe madje të një personazhi në karorcën e sakatimit si Porgy and Bess mjafton t'i adresohesh kësaj vepre ku sensibiliteti që krijon subjekti dhe ndjeshmëria muzikore çlirojnë vlera që të rrëmbejnë në moment.
Shembuj të tjerë të këtij kahu tashmë prezent në këndin tonë të kompozimit të sezoneve artistike disavjeçarë, kanë qenë dhe "Oirat" dhe "Dhoma" nga muzika skenike e re shqiptare e më pas "Etera tondo", "Loteu i stinëve" me autorë A. Peçi, E. Dergjini, N. Gurakuqi, A. Aliaj, I. Xhokaxhi, V. Ferrari etj, deri tek "Albana me sy mavi" të avanguardistes së koreografisë franceze K. Saporta. Së fundi A. Sukniqi realizoi novelën koreografike "Tirana by night" një shfaqje debat mes publikut të ri dhe krijimit me muzikë të E. Dergjinit (pas vdekjes).
Teatri ynë
Nuk janë pak si tendencë, madje po të shohësh atë që u theksua më lart mbi mungesën e komunikimit me dimensionin e publikut, Teatri ynë muzikor vetëm për këto 5-6 vite të nisjes së këtij procesi është së paku për të mos u nënvleftësuar. Do të ishte një privilegj që shumë nga këto ide të ishin trajtuar apo trajtoheshin edhe në vepra të tjera apo edhe nga artistë bashkëkohës a bashkëkombës. Kur kjo të vijë dhe me siguri do të vijë, Teatri do t'i hapë kanatat me pash. Ndërkohë çdo kuisje vjen nga paaftësia dhe jo nga pamundësia. T'i referohesh "Gjeneralit" apo dhe "Delina" së fundi nuk do të të thotë të jetosh me vepra të një kohe të vdekur që s'ka ç'duhet për njeri. Të konsiderosh të shterpëta kryeveprat "perandorake" apo krijime që i gjen çdo natë me siguri në epiqendrat e artit gati në çdo skaj të globit, (flitet për Liqenin, Arrëthyesin, Sylfidet etj), në ndonjë ekran mijëra shikuesish të paktën ose në miliona riprodhime video muzikore (që sot njerëzimi i ka bërë të pa shkatërrueshme), do të thotë të kesh rënë në pesimizëm krijues të pashërueshëm, ta gjesh ngushëllimin nga pamundësia e krijimit tek asgjësimi i vlerave, tek urrejtja për ato që janë lartësuar tashmë në monumente së cilëve njerëzimi anë e mbanë u blaton atë më sipëroren - "Admirimin".
Sidomos i dëmshëm je kur në një hapësirë si kjo jona, ku më në fund që nga koha e asgjësimit të vlerave përmes izolimit ne po rendim me guxim dhe paksa edhe uri drejt shijimit sa jemi gjallë të atyre që na u privuan në jetë dhe në skenë. Pa pretenduar perfeksionin, (në fakt është të pretendosh të pamundurën dhe atë që madje nuk është njerëzor), sjellja në kohë e artit skenik dhe njëherësh të informatizuar të vlerave që përmes seleksionim i flasin së sotmes dhe të cilat nuk qëndrojnë vetëm si tituj fashikujsh a broshura të shterpëta leksionesh, por verifikohen herë pas here në skenën kombëtare është një tipar dhe meritë e asaj çka po ndodh si asnjëherë së paku njëherë në muaj e për t'u pasur zili e për të mos u marrë sysh, në qendrën tonë. Me pak gëlltitje të pamundësisë vetjake shtysave mendjelehta dhe gjithçka bën mirë dhe prodhon sadisfaksion.
*Nëntitujt e detajet janë të redaksisë Gazeta Shqiptare