E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet ligji per faljen aplikimi fillon pas 2 javeve

Ligji për faljen dhe legalizimin do të nisë të aplikohet menjëherë pas 2 javëve.

Pas zyrtarizimit të tij, në Fletoren Zyrtare, ministria e Financave bën të ditur se janë gati të gjitha udhëzimet plotësuese për aplikimin e ligjit.

Ashtu siç u deklarua edhe më parë, qytetarët dhe bizneset pritet të marrin përfitimet e para brenda muajit maj.

Burime zyrtare pranë ministrisë së Financave konfirmojnë se të gjitha udhëzimet plotësuese janë gati dhe ligji do të fuqizohet menjëherë pas 2 javëve.

Në këtë pikë, bizneset dhe qytetarët i ndan vetëm pak ditë nga përfitimet e që ata do të kenë nga ligji i faljes dhe i legalizimit.

Ashtu siç është deklaruar përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët që do të deklarojnë të ardhurat e tyre, pasuritë e tyre si dhe do të përfitojnë nga falja e të gjitha detyrimeve të papaguara, si lokale ashtu dhe nacionale.

Gjithashtu, do të jenë përfitues bizneset e vegjël dhe të mëdhenj, të cilëve do t’u falen detyrimet si dhe do të kenë mundësi të legalizojnë asetet e tyre.

E në këtë fazë, çështja më e rëndësishme shtrohet administrimi i procesit nga ana e institucioneve.

Ligji për faljen dhe legalizimin është një ligj gjithëpërfshirës, i cili nuk përfshin veprat kriminale, pasuritë e zyrtarëve dhe çdo veprim tjetër, që prek Kodin Penal.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›