E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcaktohen masat e kompensimit sipas kategorive

Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas nenit 14 të ligjit, të ndryshuar (përjashtuar të punësuarit që përfitojnë njëkohësisht dhe pension të

parakohshëm), përfitojnë kompensim, në masën 350 lekë në muaj, në përputhje me vendimin nr.138, datë 31.3.1994 të Këshillit të Ministrave “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, dhe kompensim, në masën 150 lekë në muaj, në përputhje me vendimin nr.471, datë 15.7.1996 të Këshillit të Ministrave “Për kompensimin e shpenzimeve nga liberalizimi i çmimit të bukës, lëndëve djegëse dhe vajgurit”.

Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas nenit 14, të

ligjit, të ndryshuar, kur janë kryefamiljarë dhe kanë të ardhura familjare vetëm nga pensioni i parakohshëm, përfitojnë kompensim, në masën 640 lekë në muaj, në përputhje me kushtet e përcaktuara në vendimin nr.565, datë 9.8.2006 të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”, të ndryshuar.

Kur personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në çastin e

lindjes së të drejtës dhe pas shtesës së kompensimeve, sipas pikës 1, të këtij vendimi, kanë të ardhura mujore, më pak se të ardhurat minimale mujore, të përcaktuara për pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ardhurat e tyre kompensohen, deri në nivelin e të ardhurave minimale, të përcaktuara për pensionet e pleqërisë”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›