BE: Greqia të shkurtojë buxhetin
BRUKSEL- Ministrat e financave të vendeve të eurozonës po diskutojnë mundësinë e një ndihme financiare për Greqinë, në rast se Athina nuk do të jetë në gjendje të marrë borxh 54 miliardë euro që i nevojiten.
Greqia nga ana tjetër ka përsëritur se pret vetëm mbështetje politike. Vendet e eurozonës kanë premtuar ndihmë në rast nevoje, por para së gjithash kanë kërkuar nga Greqia të bëjë shkurtime të mëdha buxhetore.
“Greqia duhet t’i zgjidhë vetë problemet e saj dhe vetëm pas këtyre hapave ne do të mund të marrim masa të bashkrenduara”, tha ministri i financave të Holandës, në prag të takimit të sotëm.
(m.a/rel/BalkanWeb)