E Shtunë, 31 Tetor 2026

John: Vetëvrasja e ish të dashurit më ka traumatizuar

LONDëR- Këngëtari i njohur britanik Elton John në një intervistë për “Telegraph” tha se vetëvrasja e ish të dashurit të tij, me të cilin zbavitej para se të martohej me David Furnishin, i ka shkaktuar një traumë të madhe.

Ish i dashuri i Eltonit është hedhur para një kamioni, pasi nuk mund të pajtohej me katolicizmin dhe homoseksualizmin njëkohësisht, pasi feja e mohonte homoseksualizmin.

“Para shumë viteve isha në lidhje me të dhe kurrë nuk do të mendoja se do të bënte një gjë të tillë. U hodh para kamionit dhe në këtë mënyrë të pikëlluar i dha fund jetës së tij. Kam vuajtur shumë”, tha Elton.

David Furnish thekson se ish i dashuri i burrit të tij, emrin e të cilit nuk ka dashur ta bëjë publik nga respekti për familjen e tij, ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me veten pasi nuk mund të pajtonte homoseksualizmin me religjionin.

Pasuria e Elton Johnit, këngëtari 62-vjeçar, vlerësohet në 175 milionë sterlina.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›