Inagurohet në Prishtinë, Ambasada e Maqedonisë
PRISHTINË- Inagurohet në Prishtinë, Ambasada e Maqedonisë. Në ceremoninë e hapjes, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e vlerësoi këtë ngjarje si një moment të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve.
Në inaugurim ishin të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, ai i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë.
“Hapja e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë është një moment i veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona sovrane dhe kemi kënaqësinë që sot në Kosovë kemi ministrin Milloshoski”, tha Presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu përsëriti qëndrimin e shprehur dhe në takimin e mëhershëm me Presidentin Ivanov se, është fat për të dy vendet që në këto zhvillime kanë miq të përbashkët ndërkombëtarë dhe se do të vazhdohet në këto aleanca.
Ndërkaq, ambasadori Karajanov tha gjatë fjalës së tij se do të angazhohej edhe më tej për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe se ndihej krenar që i është dhënë mundësia të jetë ambasadori i parë fuqiplotë i Maqedonisë në Republikën e Kosovës.
Më 9 shkurt, ambasadori i parë fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov, solli letrat kredenciale në një pritje te Presidenti Sejdiu.
(e.n/BalkanWeb)