MSH e INSTAT, studim mbi të dhënat demografike të popullsisë
TIRANE- Për herë të parë në vendin tonë realizohet studimi demografik i popullsisë mbi shëndetësinë. Studimi përmbledh të dhëna mbi lindshmërinë , shëndetin e nënës dhe të fëmijës, infeksionin HIV tj. Për Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili, ky studim ndihmon në përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Vasili theksoi se vendi ynë ka vuajtur nga tregues jo të saktë që e kanë corjentuar edhe më shumë punën në shëndetësi. Siaps tij, studime të tilla me të dhëna koncize do të përmirësojnë punën në ata sektorë ku ka mangësi.
“Shqipëria ka vuajtur shumë nga treguesit e përafruar dhe jo të saktë , të cilët corjentojnë edhe veprimin në konkret. Një studim i kësaj natyre u pa në mënyrë integrale jep fotografim mjaft të mirë të sistemit mundëson që nëse duam të ndëryhmë fort të kemi arsye të forta dhe tregues të qartë” u shpreh Vasili.
Sipas sondazhit, lindshmëria është ulur dhe vdekshmëria foshnjore ka pësuar një rënie të ndjeshme në 5 vitet e fundit. Gratë e martuara, thuhet në studim, raportuan një rënie të konsiderueshme në përdorimin e metodave kontraceptive. Pothuajse të gjitha gratë marrin kujdes para ose pas lindjes. Po ashtu edhe gjendja e ushqyerjes së fëmijës mbetet një shqetësim për shëndetin publik.
(e.n/News24/BalkanWeb)