Trazirat ngrihet komisioni hetimor. Berisha Ekspertize nderkombetare

Miratohet me 73 vota të maxhorancës, komisioni hetimor parlamentar për 21 janarin, atë që nga kryeministri u cilësua si puç institucional. Në një seancë të jashtëzakonshme plenare dhe pa praninë e opozitës, kuvendi miratoi strukturën që do të që do të zbardhë sulmin ndaj kryeministrisë ku mbetën të vrarë 3 persona, por dhe punën e organeve të drejtësisë për parandalimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit.
“Hetimi rreth veprimtarisë së institucioneve shtetërore sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin respektiv për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimit kriminal për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues si dhe masat konkrete të marra për parandalimin dhe neutralizimin, pengimin dhe përballimin e dhunës gjatë ngjarjeve që shoqëruan tentativën për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues” tha Topalli.
Por krahas strukturës parlamentare të ngritur këtë të djelë, kreu i qeverisë nga kuvendi njoftoi se do kërkojë asistencë ndërkombëtare.
“Përgjegjësia ime është që të bëhet hetim i plotë dhe unë sot i kam kërkuar trupit diplomatikd he i kërkoj që të ndihmojë me ekspertizën më të mirë dhe ne kemi miq, partnerë që të vijnë të zbardhin tërësisht të vërtetën e këtyre vrasjeve” tha Berisha.
Komisioni do të ketë 11 anëtarë dhe do të hetojë për 3 muaj 21 janarin. Ndërkohë që vendet e opozitës mbeten bosh, emrat e maxhorancës janë Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Dars Sula , Enkeled Alibeaj, Fatos Hoxha dhe Viktor Gumi. Struktura e re nuk do të mund të hetojë mbi çështje mbi të cilat prokuroria po procedon.
Elona Gjylmi