E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: JO dhune, JO bojkot, JO zgjedhje të parakohshme Rozeta Rapushi

Zgjedhjet parlamentare te 2009-es, per Bashkimin Evropian jane nje kapitull i mbyllur. Nderkohe qe BE, nuk mbeshtet as zgjedhjet e parakohshme apo mundesine e bojkotit te pushtetit lokal ne prag. Ky mesazh iu percoll dje kryeministrit Sali Berisha, nga Drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak. Ne njoftimin zyrtar te Kryeministrise, zbardhet qendrimi i Bashkimit Evropian, qe Lajcak ka bere publik mbi ceshtjet me te debatueshme ne vend. "Bashkimi Evropian, e konsideron diskutimin mbi zgjedhjet e 2009 si nje kapitull te mbyllur perfundimisht bazuar ne vleresimin e bere nga raporti i OSBE/ODIHR. Ne Bashkimin Evropian, ka zero mbeshtetje per zgjedhje te parakohshme apo per bojkot te zgjedhjeve lokale", i komunikoi Lajcak kryeministrit te vendit gjate takimit te djeshem. Me tej, Lajcak konfirmoi se BE eshte totalisht e angazhuar per te ndihmuar Shqiperine per te kapercyer kete situate te veshtire dhe per te vijuar procesin e integrimit evropian dhe marrjen e statusit te vendit kandidat. Sipas tij, eshte koha qe Shqiperia te fokusohet ne hapat e metejshem perpara me axhenden evropiane. Nderkohe qe apeloi per zbardhjen e plote, e te paanshme te ngjarjeve te 21 dhjetorit, ne kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor si dhe shmangien e cdo lloj akti te metejshem provokues, duke i konsideruar ne kete kontekst demonstratat si mbartese te nje risku serioz ne kete periudhe. Ne kete kontekst i derguari Lajcak theksoi se "Bashkimi Evropian eshte kunder betejave politike jashte kuadrit institucional, kunder cdo aktiviteti qe mund te provokoje akte dhune te metejshme, asnje mbeshtetje per bojkotim dhe bllokim te procesit zgjedhor, cilido qe loz me keto tre karta, humbet cdo kredibilitet ne syte e nderkombetareve". Nderkohe qe ne konferencen e tij per shtyp, pas takimit edhe me kreun e opozites Edi Rama, i derguari i posacem i perfaqesueses se larte te BE-se, Catherin Ashton, dha edhe disa keshilla se si mund te zgjidhet situata e tensionuar ne vend. "Ka disa hapa qe duhet te merren qe mos kete pershkallezim te situates. Te mos kemi dhune, retorike nxitese apo te zjarrte mes paleve. Si dhe te kete respekt te plote te institucioneve, sipas Kushtetutes. Te rifilloje dialogu politik mes pozites dhe opozites, sic i shkon per shtat vendeve te Bashkimit Evropian", kerkoi Lajcak. Po keshtu, si nje hap te dyte qe duhet ndermarre menjehere, i derguari i posacem, tha se duhet te nise puna per pergatitjen e zgjedhjeve te 8 Majit sipas standardeve te kerkuara. Dhe se treti, Lajcak propozoi nisjen e punes ne menyre serioze dhe te perbashket nga forcat politike per realizimin e 12 kerkesave te Komisionit Evropian. "Aspekti pozitiv, eshte qe te gjithe personat me te cilat kam folur kane shprehur mbeshtetje per rrugen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Me rekomandimet e sjella, te gjithe jane dakord per respektim te ligjit dhe shtetit te se drejtes. Se fundmi, ne lidhje me ate qe duhet arritur eshte qe Shqiperia t'i afrohet BE-se, qe te jete pjese e saj dhe per kete duhet punuar. Ne rast se do me pyesin per mendimin tim, une jam i shqetesuar per situaten, por ama kam edhe shprese qe kjo krize politike, mund te zgjidhet per te ardhmen e vendit. Ne jemi te gatshem te ndihmojme, ndermjetesojme. U siguroj se BE eshte ketu per t'ju ndihmuar ne cdo menyre te mundshme", theksoi Lajcak. Duke qene se sot do te kete serish protesta, Lajcak beri thirrje per manifestime te qeta, te pergjegjshme dhe pa provokime.

Situata
Drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE, Miroslav Lajcak, tha dje se gjate nje jave, ka disa aspekte pozitive ne Shqiperi, si fakti qe PD anuloi tubimin dhe ka nisur hetimi per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Ndonese ai nuk mohoi faktin se serish faktori nderkombetar eshte i shqetesuar per situaten ne vend, pasi vijimi i protestave nga ana opozites, mund te kete rrezik per dhune.

Lajcak: Gati per ndermjetesim
"Duhet te gjendet e verteta per ate qe ndodhi ne 21 Janar, ne menyre qe te kemi nje vleresim te paanshem rreth saj. Gjithashtu, ne kete situate, duhet qe te mos kemi retorike nxitese dhe te zjarrte. Jam i shqetesuar per situaten, por ama kam shprese se ka mundesi zgjidhje. Ne jemi te gatshem per ndermjetesim dhe jemi gati per te ndihmuar. Duhet te filloni punen per zgjedhjet e 8 majit, cojini nje mesazh te qarte te gjithe popullit. Zgjedhjet vendore, jane pergjegjesi e partive politike qe ato te bejne zgjedhje te nje standarit nderkombetar. Duke pasur parasysh qe do kete demonstrata te tjera, qytetaret te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe te mos provokojne",-tha Lajcak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›