LDK, pas vdekjes se Rugoves dhe sot
"Rënia e LDK-së ka nisur në kohën e dr. Ibrahim Rugovës", pati thënë kohë më parë për një media, nënkryetari i parë i kësaj partie, Eqrem Kryeziu. Sado që tingëlloi rëndë tek elektorati i LDK-së dhe te të gjithë ata që e duan dhe e respektojnë figurën e dr. Rugovës, ky pohim i Kryeziut është plotësisht i vërtetë (vlera e Kryeziut qëndron te guximi i tij për t‘i thënë gjërat ashtu siç janë, dhe kjo gjë e bën atë intelektual e politikan të mirëfilltë). Dr. Rugova, në mandatin e dytë qeverisës të LDK-së, caktoi për ministra anonimë politikë, të cilët nuk e kishin zotësinë për t‘u ngritur kaq lart në hierarkinë institucionale. Ndërsa kuadrot e shquar të LDK-së, me zë në opinionin tonë e që do t‘i drejtonin me sukses ministritë, u lanë mënjanë. Ky veprim shkaktoi dëshpërimin e një pjesë të madhe të elektoratit të saj.
E, më së rëndi, e patën përjetuar kuadrot e aftë që u anashkaluan. Zhgënjimi i një pjese të madhe të elektoratit të LDK-së për zgjedhjen e ministrave anonimë, dhe zhgënjimi i kuadrove të shquar të partisë, që u lanë anash nga dr. Rugova, e shkaktuan dridhjen e parë të saj. Kuadrot e aftë brenda partisë që nga atëherë filluan të lidhen fort mes vete. Dhe, kështu, filloi të formohej një klan i ri. Në të gjallë të dr. Rugovës, shpërthimi i pakënaqësisë, sado që kishte tonalitet të ulët, ndjehej nga njohësit e rrethanave në LDK. Pritej që toni i këtij shpërthimi, në vazhdimin e mandatit të dytë qeverisës, të ngrihej në pentagramin e të pakënaqurve. Shenjat e para të fillimit të kalimit nga dridhjet e vogla, që i neutralizonte dr. Rugova, në dridhje të një intensiteti më të madh, u shfaqën disa ditë para se ai t‘i drejtohej popullit e t‘i bënte të ditur se ishte prekur nga kanceri në mushkëri.
Qarkullonin informacionet se mjekët e spitalit gjerman, ku po trajtohej dr. Rugova, e kishin diagnostikuar me këtë sëmundje. Qysh kur e tha këtë, klani i kuadrove të dëshpëruar nga përzgjedhja e ministrave anonimë, filloi strategjinë për ta marrë kontrollin e partisë. Dy emra nga ky klan përfliteshin se do të viheshin në krye të LDK-së: Fatmir Sejdiu ose Eqrem Kryeziu, i cili, edhe në të gjallë të dr. Rugovës, ishte nënkryetari i parë. Por emrat e të dyve përmendeshin vetëm nga klani i të dëshpëruarve, pa u shtrirë në tërë strukturën partiake (përmendja e Sejdiut dhe Kryeziut filloi të shushuritej gradualisht në pjesën dërrmuese të strukturës së partisë, vetëm pasi dr. Rugova iu drejtua popullit për kancerin në mushkëri).
Në anën tjetër, Nexhat Daci, me veprimet e tij, kishte nisur të sillej si lider i partisë. Sigurisht se për t‘u ndjerë si lider ndikoi fakti që ai, si drejtues i Parlamentit, pati krijuar simpati të madhe tek elektorati fanatik i LDK-së, duke ua ndërprerë shpeshherë fjalën liderëve të partive opozitare. Gjatë kohës që ishte përgatitur edhe psikikisht për ta marrë drejtimin e partisë, Nexhat Daci ishte shumë larg realitetit të ri që ishte krijuar në këtë parti. Pra, ai nuk kishte fare njohuri se një klan i përbërë nga kuadrot më të aftë, me në krye me Sejdiun e Kryeziun, po vepronte për ta drejtuar vetë LDK-në. Duke mos poseduar me këtë informatë, edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova, edhe disa ditë më pas, Daci vazhdoi të sillej si lider i ardhshëm i partisë. I sigurt në këtë synim të tij, bëri gafën e parë shkatërruese të vetvetes: nisi t‘i ashpërsojë marrëdhëniet edhe me shefin e Zyrës Amerikane.
Ashpërsimi i atëhershëm i raporteve të Dacit me këtë zyrë u shfrytëzua me mjeshtëri nga çifti Sejdiu-Kryeziu dhe klani i tyre, për t‘u fuqizuar gjithnjë e më shumë. Pas përfundimit të zisë për dr. Rugovën, kur nisi të përflitej se gjoja i ndjeri e kishte lënë amanet të zgjidhej Sejdiu (disa përmendin edhe emra të tjerë), Daci duhet t‘i ketë kuptuar sinjalet e para se ishte jashtë realitetit. Kundërshtimin e parë e bëri metaforikishit, me rastin e zgjedhjes së Sejdiut për President të Kosovës, kur e pati përmendur "tymin" në atë seancë të Parlamentit.
Nuk vonoi shumë, dhe bëri gafën tjetër më të madhe: u përplas edhe më tepër me shefin e Zyrës Amerikane, Filip Golberg. Dhe, në vend që ta linte pushimin në Brezovicë e të shkonte për t‘i sqaruar mosmarrëveshjet me të, Daci, i veshur me rroba skish, doli para kamerave televizive, dhe e quajti një "qytetar të rëndomtë amerikan". Ky ishte një gabim i rëndë i tij. Po të shkonte t‘i diskutonte mosmarrëveshjet me të, do ta neutralizonte klanin e Sejdiut për ta rrëzuar nga kreu i Parlamentit. A kërkoi vërtet kjo zyrë nga LDK-ja ta shkarkonte apo jo, kjo mbetet e diskutueshme. Por deklarata e Dacit dhe ashpërsia e krijuar me Golbergun i krijuan hapësira klanit të ri në LDK për ta shkarkuar nga pozita e kryeparlamentarit. Shkarkimi ia dha goditjen e dytë shkëlqimit të tij të deriatëhershëm. Zbehja e parë i ndodhi kur Sejdiu u nominua nga Kryesia Qendrore e partisë për kryetar të Kosovës. Pasi e shkarkuan, rreth Dacit u tubuan kryesisht ata që ishin forcë me ndikim në të gjallë të dr. Rugovës. Por edhe partiakë të tjerë që, përmes tij, i kishin vënë vetes synim të krijonin autoritet politik.
Kështu, LDK-ja u nda në dy taborë të fuqishëm: në të Sejdiut (Kryeziut) dhe të Dacit. Kreun e LDK-së e synonte edhe Ali Lajçi. Këtë gjë e kishte bërë të qartë edhe publikisht. Lajçi shpresonte të gjente përkrahje te një pjesë e kryetarëve të komunave, mirëpo ata veç ishin pozicionuar ose kah Daci, ose kah Sejdiu. Për të mos e zënë hapin për garë, bëri Kuvendi Zgjedhor i Degës së LDK-së në Pejë, ku grupet e delegatëve që ishin pozicionuar më herët në anën e Dacit e Sejdiut, e bllokuan të zgjidhej kryetar i saj (shpeshherë është përfolur në Pejë se mentaliteti lokalist ishte shkaku që nuk u zgjodh Ali Lajçi për kryetar të degës në këtë komunë. Kjo s‘është fare e vërtetë, sepse nuk kishte ndarje, qytet e Rugovë, siç e pohojnë kokat e cekëta politike, por ishin grupet e pozicionuara qysh përpara në anën e Sejdiut e të Dacit ato që ia pamundësuan). Lajçi nuk e filloi mbledhjen e nënshkrimeve (të vëna si kusht nga Kryesia Qendrore e LDK-së për ata që synonin kreun e partisë) para se të mbahej Kuvendi Zgjedhor në Pejë. Mbledhjen e tyre e kishte lënë pas Kuvendit, i bindur se do të ngadhënjente ndaj klaneve të Sejdiut e të Dacit, për të cilat kishte informacione se ekzistonin edhe në këtë komunë. Pasi të zgjidhej në krye të degës, shpresonte se do të kishte nënshkrime edhe për të. Bllokimi në Pejë, që nuk e priste përkundër ekzistimit të klaneve në fjalë, ia treti shpresat që ta niste lobimin për mbledhjen e firmave. Pastaj Lajçi nuk u pozicionua as kah Sejdiut, as kah Dacit.
Veç Lajçit, është përmendur edhe emri i Alush Gashit si konkurrent për kreun e partisë. Edhe ai, pasi nuk mundi t‘i sigurojë nënshkrimet e duhura, u tërhoq nga gara. Por, edhe pse iu hakmorën që kishte tentuar t‘i bëhej konkurrent në garë Sejdiut, pa e përfshirë në Kryesinë Qendrore, Gashi mbeti pjesë e LDK-së, ashtu siç mbeti edhe Melihate Tërmkolli, e cila ishte mbështetësja më e madhe e Dacit, deri pas humbjes së tij. Edhe Gashi, edhe Tërmkolli vepruan dinjitetshëm. Nuk ishin me Sejdiun, por mbetën në LDK. Nuk vepruan si të tjerët, që më shumë iu ngjitën Dacit për të bërë karrierë për vete, se sa si mbështetës të tij.
Përcaktimi i Kryesisë Qendrore për t‘i mbledhur njëqind nënshkrime prej atyre që synonin kreun e LDK-së, krijoi dy blloqet e mëdha dhe i ashpërsoi shumë ato. Sikur të mos viheshin si kusht 100 firmat dhe sikur t‘u jepej mundësia të konkurronin për kryetar edhe Lajçit e Gashit, gara nuk do të ishte aq e tensionuar, e as blloqet e Dacit e Sejdiut nuk do të ishin aq të mëdhenj. Dhe partia do të mbetej unike. Mbetje në lojë vetëm e dy kandidatëve ishte e kuptueshme se do të rezultonte me ndarjen e partisë. Daci e Sejdiu e pranuan lojën e dy taborëve të ndarë. E pranuan lojën të konkurronin me dy programe. Programi i Dacit humbi. Delegatët - ithtarë të tij, duke mos e pranuar humbjen, e braktisën sallën me "arsyetimin" se i adhuruari i tyre nuk u zgjodh "lart" nga Sejdiu, për Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Sallën e braktisën ende pa i lexuar Sejdiu gjithë emrat e propozuar për Këshillin e Përgjithshëm.
Në Kuvendin e Dhjetorit 2006 u ndeshën dy taborë dhe dy programe. Dhe, natyrisht, ai që fiton, e bën ekipin e vet. Edhe Daci po të fitonte, do të vepronte njësoj. Prandaj, nuk ishte korrekte as prej tij, as prej delegatëve që e kishin përkrahur, ta braktisnin sallën. Edhe më pak korrekte ishte formimi i partisë nga Daci dhe ata që e mbështetën (ai dhe ata duhej të qëndronin si opozitë brenda partisë). Kjo ndarje e goditi rëndë LDK-në. U bë e qartë se, në zgjedhjet parlamentare e lokale që po vinin, nuk do të ishte më ajo e vjetra në përqindje. Por askush nuk e kishte pritur të zbriste në 22 për qind, sa doli në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007. Për të rënë kaq shumë në përqindje ndikoi edhe mungesa e informacionit të saktë nga Sejdiu për peshën e kandidatëve të LDK-së për kryetarë komunash. Ambiciozët e ri për këtë post, të rreshtuar që në fillim në anën e Sejdiut, e bindën atë se kanë peshë të mjaftueshme për ta fituar garën. Ata u mbështetën në ndikimin që kishin brenda klanit të tyre nëpër degët partiake, e jo në peshën e tyre në popull. Duke "lajthitur" në këtë aspekt, edhe ata humbën, edhe partia humbi shumë vota nëpër komuna, pasi një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të LDK-së, i zhgënjyer me emërimin e atyre për kandidatë për kryetarë komunash, e me eliminimin e kandidatëve me peshë të madhe në elektorat, nuk doli fare në zgjedhje. Ose votoi për parti të tjera. Këtu ishte gabimi tjetër i Kryesisë Qendrore të LDK-së. P.sh. në Pejë nuk duhej të zëvendësohej Ali Lajçi me një tjetër kandidat, sepse në Pejë ai kishte reputacion të mjaftueshëm për të fituar në garën për kryetar komune. Si me Lajçin, është vepruar edhe në disa komuna të tjera.
Pas humbjes në zgjedhje, Sejdiu dhe Kryesia Qendrore bëri një gafë tjetër, që u reflektua negativisht në elektoratin e LDK-së. Një pjesë humbësish në zgjedhjet lokale dhe parlamentare i pozicionoi në poste të larta shtetërore. Hap i gabuar ishte edhe kërkimi i dorëheqjes së Blerim Kuçit nga posti i kryeshefit ekzekutiv të partisë. LDK nuk kishte nevojë për një post të tillë. Por, pasi e emëroi Kuçin, duhej ta linte t‘i zbatonte reformat. Dorëheqja e Kuçit e dobëson Sejdiun të ngrihet si lider partie. Ndërsa Kuçi nuk ka humbur asgjë. Nga gjithë kjo lojë, Kuçi krijoi simpati në elektorat. Tani konsiderohet si njeriu që u pengua për t‘i zbatuar reformat, që u pengua ta çojë LDK-në shpejt deri te një Kuvend i ri Zgjedhor, i cili është i domosdoshëm për të, pas asaj thyerjeje që pati ndodhur më 2006 dhe pas humbjes së saj në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007. Sejdiu, në ato zgjedhje, nuk hyri si lider partie, por si kryetar i zakonshëm, përderisa të gjitha partitë e tjera në garë hynë me liderë partiakë. Sepse ndikuan shumë rrethana. E para, kishte ardhur në krye të partisë pas dr. Rugovës, liderit më karizmatik në Kosovë. Madhështia e tij lideriste e eklipsoi tentimin e Sejdiut për t‘u shndërruar në lider. E dyta, LDK-ja në fushatë nuk e forcoi imazhin politik të tij, por fushatën e bëri duke u mbështetur në kontributin kombëtar e politik të Rugovës, ashtu siç pati vepruar edhe HDZ-ja në Kroaci me figurën e Tuxhmanit. Ose SDA-ja në Bosnjë me figurën e Izetbegoviçit. Po ta kishte studiuar fushatën e SDA-së e HDZ-së, pas vdekjes së liderëve të tyre, LDK do t‘i shmangej mbështetjes në kontributin e liderit të ndjerë dr. Rugovës. Figurat e të ndjerëve, Izetbegoviçit dhe Tuxhmanit, nuk u patën ndihmuar asgjë HDZ-së dhe SDA-së, sepse mbështetja në to u kuptua nga elektorati kroat e boshnjak si manipulim prej dy partive. Kjo u solli humbjen, siç i ndodhi edhe LDK-së. Po t‘i kishte analizuar ato fushata, që çuan në humbjen e këtyre dy partive pas vdekjes së liderëve Tuxhman e Izetbegoviç, LDK-ja, së paku, do t‘i shmangej humbjes me një përqindje kaq të madhe.
LDK-në, nga rënia e vazhdueshme në elektorat, mund ta shpëtojë vetëm një Kuvend i ri Zgjedhor. Kështu siç e ka gjendjen sot, në zgjedhjet e tjera do ta pësojë edhe një humbje tjetër më të madhe se ajo e nëntorit 2007. LDK ka më shumë elektorat se çdo parti politike tjetër. Vetëm një Kuvend i ri Zgjedhor, që do të kishte një garë, do të bënte që, pjesa e elektoratit me simpati për të, por që e dëshpëruar nuk doli në zgjedhjet e nëntorit 2007, ose që nga zhgënjimi ka votuar për ndonjë parti tjetër, ta shndërronte këtë simpati të veten në votë për LDK-në në të ardhmen. Në Kuvendin e ri Zgjedhor nuk do të duhej të shkohej apriori për të eliminuar Sejdiun e Kryeziun nga kreu i partisë. Sepse ata të dy janë dy nga shtyllat më të forta të LDK-së. Por duhet t‘u krijohet mundësia disa kandidatëve të konkurrojnë për kryetar të saj. Dhe ai që fiton, të shndërrohet pastaj në lider partiak. E ai që ngadhënjen, nuk duhet ta emërojë kurrsesi Kryesinë Qendrore të Partisë, por ajo të zgjidhet përmes votës së delegatëve. Vota i bën anëtarët e Kryesisë Qendrore legjitimë në vendimmarrje. Ndërsa kur emërohen, ata mbeten peng të kryetarit të partisë. E, pengu shkatërron çdo parti politike. Një Kuvend Zgjedhor do të bënte që LDK ta rikthente fuqinë e vet politike që kishte. Këtë nuk do ta arrijë duke bërë "gjueti" te anëtarët e LDD-së, siç po vepron tani. Por duke shkuar shpejt drejt këtij Kuvendi. Askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng partinë. As Sejdiu, edhe pse është figura kryesore e partisë.