Mustafa Qemal Ataturku, heroi i Turqisë, më shumë njeri e më pak bust bronzi
Pas një shekulli, gjatë të cilit heroi i Turqisë moderne është portretizuar hijerëndë e tepër serioz, Mustafa Qemal Ataturku ka nisur të buzëqeshë. Ataturku, hero lufte i kthyer në shtetarin që mbrojti Turqinë gjatë copëzimit të Perandorisë Otomane, është subjekt i asaj që mund të jetë kulti më i gjatë i personit në mbarë botën.
Portreti i tij varet në çdo lokal, zyrë qeveritare apo klasa shkollash. Në ligjin turk, të fyesh kujtimin e tij, përbën krim. Dhe çdo 10 nëntor, Turqia hesht një çast për të kujtuar vdekjen e tij, në vitin 1938.
Ndërkohë, duket se versioni zyrtar i portretit të tij, tepër serioz e hijerëndë do të zbutet disi. Javës së shkuar, u shfaq një dokumentar që sheh më shumë në anën njerëzore të shtetarit të madh. Diçka e tillë mund të mos jetë gjë e madhe, por në një vend ku të gjithë janë të fiksuar me historinë, filmi dokumentar "Mustafai" mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm jashtë kornizave.
Nuk ka të ngjarë që dokumentari të përpiqet të cenojë figurën e liderit. Përgjatë tij portretizohet me nota mjaft pozitive. Por thjesht fakti që regjisori i tij, Kan Dundar, është përpjekur ta portretizojë më pak si statujë bronzi dhe më shumë si njeri me zakonin e të pirit, flet së tepërmi mbi ndryshimet që ka pësuar mentaliteti turk gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit.
"Kan Dundar ka hapur dyert e atij burgu të fildishtë, ku qemë mbyllur me vullnetin tonë", shkruante gazetari Mehmet Ali Birand, në të përditshmen "Posta".
Turqia moderne, e themeluar më 1923, gjatë viteve të para të ekzistencës qe monokromatike, teksa autoritetet përpiqeshin të zbusnin dallimet në kërkim të një identiteti kombëtar. Por, teksa pasuria dhe demokracia zënë përherë e më shumë vend në jetën e këtij shteti, të njëjtën prirje kanë ndjekur edhe përpjekjet për të rivlerësuar të shkuarën, gjë që ka sjellë në skenë disa prej atyre dallimeve, qofshin etnike apo fetare.
Intelektualët turq si regjisori Dundar kanë nisur të ngrenë pikëpyetje mbi qëndrimet zyrtare, duke hapur debate të dhimbshme mbi çështje që prej dekadash janë konsideruar të mbyllura. Ataturku, emri i të cilit do të thotë ati i turqve, ishte një prej figurave më të rëndësishme të shekullit XX, por historia e tij njihet pak në Perëndim, për shkak të statusit prej thuajse-zot që gëzon në Turqi. Përpjekje të mëparshme për ta rrëfyer portretin e tij në filma kanë dështuar. Në një artikull të vitit të shkuar, me titull "56 vitet e filmave të parealizuar për Ataturkun", një gazetë turke në gjuhën angleze, "The Turkish Daily News", shkruante se "aktorët janë plakur në pritje të rolit", duke cituar përpjekjet e bëra nga Antonio Banderas, Kevin Kostner e Jul Bruner. "Turqisë nuk do t‘i pëlqente kurrsesi që ati i saj, i cili shihet si njeri i shenjtë, të portretizohej si person i veshur me dobësitë njerëzore", shkruante gazeta.
Ky tipar është në qendër të shumë prej problemeve të këtij vendi. Turqia zotëron një kapacitet të paparë për të mohuar, vërejnë disa intelektualë progresistë turq, të cilët janë të bindur se pa e bërë këtë, populli nuk do jetë kurrë në gjendje ta lërë pas.
"Ataturku shfrytëzohet si mburojë nga shumë prej atyre që kërkojnë të ndalin debatet mbi shumë çështje të deformuara të kombit tonë", shkruante Ahmet Altan, një prej intelektualëve më në zë të Turqisë, njëherësh analist i gazetës "Taraf", një organ shtypi liberal. "I atribuojnë Ataturkut status prej perëndie dhe pastaj fshihen vetë pas tij".
Regjisori Kan Dundar e mbështeti dokumentarin mbi një mori letrash dhe ditarësh të Ataturkut, të cilat kanë qëndruar për dekada të kyçura brenda arkivave ushtarake. Burri që zbulon filmi është edhe më radikal në besimet e veta nga ç‘kanë mësuar turqit për të, thotë Kan Dundar.
Për shembull, Ataturku ishte i vendosur t‘i bënte turqit të silleshin e të visheshin si perëndimorë. Sipas regjisorit Dundar, në vitin 1914, Ataturku 33-vjeçar mori pjesë në një ballo në Çeki, bashkë me një diplomat tjetër turk e me të shoqen, e cila vërejti se nuk mund ta imagjinonte një skenë të atillë - vallëzimet, veshjet - në atdheun e saj.
Në një faqe më të vonshme të ditarëve të tij, Ataturku shkruante se "diçka e tillë nuk do të qe aspak e vështirë", tregon regjisori, i cili ka kaluar nëpër duar një sasi të konsiderueshme dokumentacioni lidhur me shtetarin e madh. "Po të isha unë në pushtet, do ta kisha bërë këtë brenda natës, shkruante Ataturku. Sipas regjisorit "Ataturku nuk mendonte se kjo duhet të ndodhte vetvetiu me kalimin e kohës, por duhej kryer në formë të menjëhershme".
Kan Dundar vëren se ka mundur të shfrytëzojë vetëm një pjesë të vogël të materialeve që pasqyrojnë mendimin e Ataturkut mbi çështjet e modernizimit dhe të fesë, pasi "pjesa tjetër qe shumë shpërthyese".
Në film vërehen disa divergjenca të forta me historinë zyrtare. Në një skenë, para fjalës gjatë një seance parlamentare, Ataturku thotë që beson se zonat e populluara kryesisht nga kurdët duhet të gëzojnë status të posaçëm. Ky koncept është shumë kontroversal në Turqi, e cila trembet se juglindja e saj, e populluar kryesisht nga kurdë, mund të shkëputet, ndërkohë që çdo debat mbi dhënien e një statusi të posaçëm mbeten tërësisht tabu.
Filmi, i cili që nga 29 tetori, dita kombëtare e Turqisë, është shfaqur në më shumë se 200 kinema të vendit, u lëvdua nga intelektualët, por tërhoqi mbi vete një seri reagimesh të ashpra (vetë Dundar, i cili e njeh më së miri peshën e këtyre problemeve, intervistën për "The New York Times" e dha në gjuhën e vet, megjithëse anglishten e flet shumë rrjedhshëm).
"Filmi juaj përbën një burim të çmuar informacioni për ata njerëz që duan të pastrojnë mendjet e reja nga mendimet e errëta", shkruante në sitin e filmit në internet një shikues që e identifikonte veten si Tlaj. "Sigurisht që duhet të merreni parasysh edhe për fitimin e çmimit ‘Nobel‘", vazhdonte duke iu referuar Orhan Pamukut, autorit turk fitues të çmimit "Nobel", i cili u mësy nga establishmenti turk pasi preku çështjen e gjenocidit armen.
E megjithatë, një Ataturk më pak hijerëndë e më i dashur duket se po kthehet në domosdoshmëri. Edhe shteti turk duket sikur gjendet para nevojës për ndonjë retushim të vogël: na bankënotat e reja që do të hidhen në qarkullim që nga viti 2009, lideri buzëqesh, nuk është aq serioz sa deri më sot.