E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Jemi ne pritje te rezultatit te bisedimeve

Bashkimi Evropian eshte ne pritje te rezultatit te bisedimeve qe po zhvillon me qeverine shqiptare, per te dhene nje mendim perfundimtar per ceshtjen e hapjes se dosjeve. Lajmi u be i ditur nga zedhenesja e komisionarit per zgjerimin e Bashkimit Evropian, Olli Rehn, Kristina Nagy. "Para rezultatit te ketyre bisedimeve nuk mund te flitet per ndikim te shqetesimeve te Bashkimit Evropian per ligjin e lustrimit, ne ritmet e afrimit te Shqiperise me BE-ne", u shpreh Nagy. Nderkombetaret kane reaguar shpesh se fundmi ne lidhje me ligjin e dosjeve. Kritikat u shtuan gjate ketyre diteve, kur hyri ne fuqi ligji aq i debatuar, per pastertine e figurave. Nderkombetaret sugjerojne qe Shqiperia, te kete kujdes ne zbatimin e ligjit dhe menyren e aplikimit te tij me transparence. Madje organizatat e ndryshme te huaja ne vend, kane ofruar dhe asistencen e tyre me eksperte per zbatimin korrekt te ligjit. Sinjalet kunder, nderkombetaret i dhane para votimit te ketij ligji, duke sugjeruar me shume konsultat e bisedimet, ndonese ato nuk u moren parasysh nga mazhoranca ne Kuvend e cila e votoi me shumice votash, ligjin ne fjale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›