"Dosjet, s'na ndal Kushtetuesja"
Rozeta Rapushi
Partia Demokratike "kercenoi" dje se do te hape nje me nje, te gjitha dosjet e familjes se kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Si nje hakmarrje ndaj kundershtimeve te ashpra te Rames, kunder zbatimit te ligjit te dosjeve, zedhenesi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci, tha dje se Rama po ben perpjekje per te penguar zbatimin e ligjit, pasi kerkon te shpetoje familjen e tij. "Morali per kryetarin socialist, Rama, nuk ka asnje vlere. Ai kerkon vetem te mbylle arkivin e tij familjar", u shpreh Bumci, vetem pak minuta pasi PS dorezoi ne Gjykaten Kushtetuese, kerkesen per shpalljen antikushtetues te ligjit per hapjen e dosjeve. Sipas Bumcit, procesit te verifikimit te te gjithe atyre qe kane qene me dosje, nuk do t'i shpetojne as familjaret e kreut socialist. "Procesit te verifikimit, nuk do t'i shpetojne as dosjet e familjareve te Rames. Kreu socialist, faktoi se u rikthye ne identitetit dhe e drejta apo morali tek ai nuk kane asnje vlere", u shpreh Bumci. Sipas tij, familjaret e Rames persekutuan shume te pafajshem dhe tashme dhe Rama eshte skllav i ketij procesi. Zedhenesi demokrat, sqaroi se "nga dita e hene, ne Kuvend do te dorezohen emrat e kandidateve per postin e anetareve ne Komisionin e Verifikimit te Pastertise se Figurave". Proces qe Bumci la te kuptohet se do te realizohet, me apo pa mbeshtetjen e opozites, e cila ka deklaruar se nuk do te pranoje te marre pjese ne nje komision te tille. Madje sipas tij, zbatimin e ligjit nuk do ta pengojne as pengesat qe ngrene socialistet, duke e ankimuar ne Gjykate Kushtetuese. Sipas Bumcit, kjo ankese nuk perben aspak problem ne zbatimin e ligjit, e funksionimin e tij. "Ligji ka hyre ne fuqi dhe gjithcka e parashikuar, do te zbatohet. Dergimi i nje ankese ne Kushtetuese nuk e pengon ate. Ne po zbatojme standardet e kerkuara nga nderkombetaret", siguroi Bumci. Selia blu, eshte e vendosur qe te vijoje zbatimin e ligjit per hapjen e dosjeve pavaresisht kritikave, jo vetem te opozites por dhe te nderkombetareve. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, siguroi dy dite me pare se zbatimi i ligjit do te behet korrekt dhe shume transparent. Madje Topalli theksoi se per zbatimin e tij do te kerkohen dhe eksperte te Keshillit te Evropes, qe te monitorojne tere procesin. Topalli u beri thirrje deputeteve te opozites, te marrin pjese ne Komisionin e Verifikimit per Pastertine e Figurave, mos bojkotojne. Nderkohe qe pas takimit te Trojkes se BE me Pollon, por dhe takimeve te tjera te planifikuara ne te ardhmen, konkludojne ne pritshmerine e BE per nje qendrim te qeverise shqiptare.