E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Verifikimit te Figures, te henen emrat

Javen e ardhshme ne Kuvend do te diskutohen dhe votohen kandidatet per postin e anetareve te Komisionit, qe do te merret me verifikimin e pastertise se figurave. Partia Demokratike paralajmeroi dje se nuk do te coje dem asnje dite me hyrjen ne fuqi te ligjit. Sipas zedhenesit, Aldo Bumci tha se qe diten e hene, demokratet do te dorezojne ne Kuvend, kandidatet per te plotesuar Komisionin per Verifikimin e Pastertise se Figurave te zyrtareve. Ligji parashikon qe Komisioni do te verifikoje nje me nje, te gjithe zyrtaret e larte te shtetit, nese kane qene apo jo bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit. Komisioni do te funksionoje per nje periudhe pese vjecare, aq sa eshte percaktuar dhe zbatimi i ligjit. Opozita deri me sot ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne nje komision te tille, duke qene se ajo ne thelb e kundershton si antikushtetues ligjin dhe qe shkel te drejtat e njeriut. Zevendesimi i anetareve te tyre, pritet te behet me njerez nga shoqeria civile.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›