BE: Jo ekzekutim i iranianit me lejeqëndrim në Kanada

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, e ka përsëritur thirrjen për autoritetet e Iranit, që të mos e ekzekutojnë një iranian, i cili ka lejeqëndrim në Kanada.
Në deklratën me shkrim, zonja Eshton, tha se është ekstremisht e shqetësuar për raportet se ekzekutimi i projektuesit iranian të softvereve, Said Malekpur, mund të ndodhë së shpejti.
Qeveria e Kandasë dhe Amensty International, kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Malekpurit, i cili është i dënuar me vdekje nga autoritetet iraniane.
Mbështetësit e Malekpurit thonë se ai e kishte zhvilluar një program, që mundësonte publikimin e fotografive në Internet, i cili pa dijen e tij dyshohet se ishte shfrytëzuar për krijimin e faqeve pornografike.
Said Malekpur është arrestuar në Iran, në 2008 teksa vizitonte babanë e tij të sëmurë në gjendje të rëndë për jetën.