Greqia siguron paketen e re te ndihmave

Ministrat e financave te Eurozones miratuan nje pakete te re ndihmash me vlere 171 miliarde dollare per Greqine pas 13 ore negociatash te tensionuara ne Bruksel. Marreveshja do ta ndihmoje Greqine te shmange nje katastrofe financiare kur te maturohen muajin e ardhshem bonot e thesarit
Paketa e ndihmes do te pakesoje borxhin qeveritar te Greqise nga 160 per qind e prodhimit te pergjithshem te vendit ne pak mbi 120 per qind brenda vitit 2020. Ky eshte niveli maksimal qe konsiderohet i perballueshem nga Fondi Monetar Nderkombetar.
Marreveshja u arrit sot pasi kompanite qe i kane ofruar kredite Greqise rane dakord te pranojne nje humbje prej 53.5 per qind nga vlera nominale e bonove.
shte nje marreveshje shume e mire dhe pikesepari pershendesim angazhimin e qeverise greke per te marre masat per rikthimin e rritjes dhe stabilitetit ekonomik. Po ashtu mirepresim angazhimin e vendeve te Eurozones per te vazhduar ta perkrahin Greqine te kthehet ne rrugen e rritjes dhe te krijimit te vendeve te punes.
Euroja shenoi rritje te ndjeshme sot pas perhapjes se lajmit per marreveshjen e cila do ta ndihmoje Greqine te shmange nje katastrofe financiare kur te maturohen muajin e ardhshem bonot e thesarit.
Do te bejme ate qe duhet pra do te zbatojme programin ne menyre efektive dhe ne kohe. Qeveria eshte e angazhuar ta beje nje gje te tille dhe jam i bindur se edhe pas zgjedhjeve qeveria do te jete e angazhuar per te zbatuar plotesisht programin brenda parametrave kohore pasi nje gje e tille eshte ne interes te popullit grek.
Qeveria greke ka miratuar deri tani masa shtrenguese qe perfshijne ulje ne masen 22 per qind te rroges minimale si dhe shkurtimin e 15 mije vendeve pune ne sektorin shteteror.
Por vendet donatore e shohin me dyshim aftesine e Greqise per te zbatuar masa te tjera shtrenguese ne menyre qe te arrije tu paguaje borxhet. Ata kembengulen qe paketa e ndihmave te perfshije nje llogari te posacme qe vecon nje pjese te fondeve per te mbuluar kestet e interesit mbi borxhin masiv grek.