Ndalohet Strauss Kahn

Ish-shefi i FMN-se Dominik Strauss Kahn eshte ndaluar nga policia franceze qe eshte duke zhvilluar nje hetim ndaj thenieve per ekzistencen e nje rrjeti prostitucioni.
62-vjecari Strauss-Kahn u paraqit sot ne stacionin e policise te qytetit verior Lille per tiu pergjigjur pyetjeve te hetuesve. Prokuroret thone se ai perballet me akuzat bashkepunim ne shfrytezim seksual dhe keqperdorim te fondeve te kompanise.
Ne menyre specifike prokuroret duan te dine ne se Srauss-Kahn ishte ne dijeni ne se grate qe e zbavisnin ne mbremjet e organizuara neper klubet e Parisit dhe Washingtonit ishin prostituta dhe ne se ai e dinte se ato pagoheshin me fonde te siguruara permes mashtrimeve.
Megjithese prostitucioni nuk eshte i paligjshem ne France Strauss Kahn mund te perballet me akuza ne se arrihet ne perfundimin se fondet e kompanise te siguruara permes mashtrimeve perdoreshin per marrjen ne pune te punetoreve te seksit.