E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kosova e sigurt, problem veriu i vendit

Kryeministri Hashim Thaçi, ka vlerësuar sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se gjendja e përgjithshme e sigurisë ështëe qetë, me përjashtim të veriut ku gjendja është e tensionuar dhe vazhdon të provokohet nga strukturat ilegale dhe ekstremiste serbe.

Zoti Thaçi, i cili e kryesoi këtë takim, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për të ndërmarrë veprime, që edhe në veri ta shtrijë kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit, duke pasur edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, ka njoftuar kryeministria e Kosovës.

Më tej është thënë se Qeveria, megjithë kundërshtimet e disa subjekteve politike, me obligimet e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ka ndjekur një politikë parimore,duke treguar gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve teknike me Serbinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›