E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena mbron foshnjen ne Oklahoma

Sarah McKinley, një amerikane tetëmbëdhjetëvjeçare, nënë e një fëmije tremuajsh, nuk do t’a harrojë kurrë natën e këtij Viti të Ri. Ajo rrëfeu gjithçka për rrjetin amerikan "ABC".
Bashkëshorti i nënës së re humbi jetën gjatë Krishtlindjeve nga kanceri. Por më e keqja do të vinte më vonë.
Teksa ishte e vetme në shtëpi me foshnjen e saj, dy njerëz tentuan të hyjnë brenda shtëpisë së saj me forcë.
Për të mbrojtur foshnjwn, ajo mori në duar çiften dhe një pistoletë, më pas telefonoi policinë për t’u këshilluar se si të vepronte.
“Jam vetëm me foshnjen time, ndërsa në duar po mbaj dy armë. A kam të drejtë ta qëlloj personin që po përpiqet të hyjë brenda, nëse ai e bën këtë”- u tha McKinley policëve në telefon.
Përgjigjia ishte: “Unë nuk mund të të them që ta bësh këtë, por bëj gjithçka që mundesh për të mbrojtur fëmijën tënd”.
Kjo përgjigje i mjaftoi Sarah McKinley-it që të qëllojë sulmuesin duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas policia arrestoi sulmuesin e dytë.
Forcat amerikane të rendit dhe ekipet mjekësore indentifikuan sulmuesin si Justin Martini 22 vjeç.
Detektivët amerikanë i dhanë të drejtë nënës së re për vrasjen, duke thënë se në shteti i Oklahoma-s, lejohet me ligj të qëllohet cilido person që hyn pa leje në shtëpinë tënde.
Sarah McKinley nuk do të akuzohet për vrasje, pasi ky akt do të cilësohet si vetëmbrojtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›