Rama Pa drejtesi per 21 janarin ska qetesi
21 janari rikujtohet ne nje dite te shenuar si Krishtlindjet. Kreu socialist Edi Rama i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Linda Rama dhe femijet respektive Gregori dhe Rea kane qene dje ne familjen e te ndjerit Hekuran Deda i vrare nga forcat e Gardes se Republikes me urdher te ministrit te Brendshem te asaj kohe Lulzim Basha dhe Kryeministrit Sali Berisha para godines se qeverise. Rama ka zgjedhur Krishtlindjet per te qene prane familjareve te Dedes te cilet sikunder familjaret e Ziver Veizit Aleks Nikes dhe Faik Myrtajt ende sot nuk kane nje pergjigje zyrtare mbi pergjegjesit e asaj qe ndodhi me 21 janarin e vitit 2011. Viziten e vet Rama e ka percjelle disi edhe ne rrjetin social Twitter ku ka nenvizuar pikerisht mungesen e drejtesise ne nje vend qe per ngjarje te tilla perhere drejtesia eshte procedure e zvarritur. Me Linden ne familjen e Hekuran Dedes ku ska qetesi pa drejtesi dhe ku femijet lexojne shkrime te tyret per vrasjen qe u mundon shpirtin shprehet Edi Rama. Sa i perket kesaj ngjarjeje ai se fundmi i eshte rikthyer disa here Se pari ne nje replike me ambasadorin e OSBE-se Eugen Wolfarth para dy javesh dhe para dy ditesh ne intervisten dhene per Vizion Plus ku kritikoi drejtesine per zvarritjen e vet. Pritet qe sot Rama te jete ne shtepine e Aleks Nikes.