E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Ligji i dosjeve duhet rishikuar

Bashkimi Europian nëpërmjet një deklarate zyrtare drejtuar shtetit shqiptare, rikujton këtë të fundit se ligji për dosjet duhet riparë dhe ai duhet të karakterizohet nga një konsultim më i gjerë. Për këtë arsye, BE nxit Shtetin Shqiptar të ruaj (edhe gjatë procesit të lustracionit) pavarësinë e institucioneve konstitucionale, në mënyrë të veçantë Gjykatën Kushtetuese, gjykatësit dhe prokuroret. BE rekomandon që ligji të jetë i përshtatur me kërkesat konstitucionale dhe standardet ndërkombëtare. Në këtë kontekst BE ngre në konsideratë se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë mbi strukturën e këtij ligji përpara zbatimit. Sipas deklaratës, shpërndarë nga ambasada e Çekisë, e cila mban presidencën, BE rikujton, ashtu siç është spikatur edhe në protestat e fundit drejtuar shtetit Shqiptar, se Ligji i Lustracionit ngre shqetësime në lidhje si me procedurën ashtu dhe me substancën. BE gjithashtu nënvizon rëndësinë e dialogut politik gjithëpërfshirës. Në deklaratë, BE përsërit se ekspertët e saj janë të gatshëm për të dhënë ndihmën dhe këshillat e tyre në gjetjen e rrugës për të arritur objektivat e ligjshëm në përshtatje të plotë me standardet e kërkuara. Duke rikujtuar Vendimet e Këshillit të datës 8 dhjetor 2008, BE nënvizon dhe një herë rëndësinë e parimeve pavarësisë së gjyqësorit, si pjesë e rëndësishme e kritereve politike të nevojshme për pranimin ne BE. Edhe një herë tjetër, i është kujtuar mazhorancës që para se të miratoj një ligj të tillë, duhet të konsultohet më gjerë, në mënyrë që të trajtojë sipas standardeve të kaluarën dhe gjithashtu të krijojë një ligj, po sipas standardeve Në fund të deklaratës theksohet se BE do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e mëtejshme.  

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›