E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norma, Tragjedia lirike vlerësohet në skenën operistike

Opera e Vincenzo Belinit u rikthye pas tetë vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 7, 10 dhe 13 shkurt
Opera "Norma" e Vincenzo Belinit u rikthye pas tetë vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 7, 10 dhe 13 shkurt. Rivënia e tragjedisë lirike iu besua regjisorit italian Nicola Zorzi, i cili u rikthye brenda pak muajsh për tjetër bashkëpunim të dytë me operën, pasi më parë ai erdhi për premierën "Luçia di Lamermoor". Orkestra u dirigjua nga artisti italian Eddi de Nadai. Nga zyra e shtypit pranë këtij institucioni mësohet se vepra operistike me dy akte, është përcjellë me interes nga publiku, i cili e ndoqi atë për tre net në skenën operistike. Loja bukur e artistëve si dhe tingujt muzikorë të interpretuar nga instrumentistët e TKOB bënë që kjo vepër të shënonte suksesin e radhës për këtë vit në skenë e operës. E ngjitur para tetë vitesh në skenë edhe këtë vit ajo mori vlerësime të shumta nga publiku, por dhe nga kritika. Skenografia u realizua nga Genc Shkodrani  dhe kostumet nga Anila Zajmit. Në këtë vepër operistike interpretuan emra të njohur të skenës si: Eva Golemi (Norma), Shpresa Beka (Adalxhiza), Erlind Zeraliu (Flavio), Armando Likaj (Oroveso) etj. Opera me dy akte "Norma" me libret të Felice Romanit është luajtur për herë të parë në teatrin "La Scala", në Milano në vitin 1831. Norma është një opera në dy akte e kompozitorit Vincenzo Belini mbi libretin e Felice Romani. Kompozuar në më pak se tre muaj, kjo ishte e destinuar të shndërrohej në operën më popullore ndër 10 operat e krijuara prej tij. Që në muajt e parë të vitit 1831 Belini e dinte që do të kompozonte operën e destinuar të hapte në 26 dhjetor sezonin në Teatrin La Scala të Milanos. Si zakonisht iu drejtua Felice Romani-t, i cili prej 1827, nga koha e operës Pirata , kish shkruar libretet e gjithë melodramave të tij dhe iu fut punës me libretistin për të gjetur subjektin që mund të muzikohej në format melodramatike të kohës dhe adapt për shoqërimin e kantos së shkruar. Libretisti dhe kompozitori u vunë në kërkim të një subjekti dramatik që lejonte të shfrytëzoheshin në maksimum të dhënat vokale dhe recitimi priftëror (solemn) plot patos dhe madhështi i këngëtares. Zgjedhja ra mbi një subjekt teatral të kohëve të fundit. Në prill 1831 një tragjedi e Alexandre Soumet, Norma ose Linfanticide, ish vënë në skene me sukses të madh në Teatrin Mbretëror të Odeonit të Parisit. Dramaturgu francez e kish përqendruar punën e tij mbi tre tema. Në fillim motivi i priftëreshës që shkel principet fetare; tema- e njohur botërisht, ishte në modë në fillimin e viteve 800-të dhe që sa zotëronte padyshim një efikasitet teatral, aq lejonte ambientimin (vendosjen) e një konflikti të brendshëm dhe privat në sfondin e skenave të përmasave të mëdha. Nga tradita e vjetër klasike zbriste tema foshnjëvrasëse si hakmarrje për një tradhti dashurie. Dhe në fund motivi i celtico-barbarico, me ritet e lashta në pyllin e shenjtë druidik (drui prift i keltëve të lashtë), element i imagjinatës së romanticizmit. Intriga e operës Norma, si e kemi parë, luhet e gjitha mbi alternimin dhe depërtimin e dy planeve: atë publik, që manifestohet në momentet rituale dhe kolektive, dhe atë private, në të cilin veprojnë ndjesitë personale dhe shpërthen konflikti i pasioneve që përfshin Normën, Adalgizën dhe Polionen.
 **********************************
Të dhëna mbi kompozitorin Belini

 Në vitin 1825 prezanton në teatrin e Konservatorit operën e tij të parë, Adelson e Salvini, si punën e diplomës. Në vitin që pasoi i shquari Domenico Barbaja i kërkoi Belinit një opera për ta prezantuar në Teatrin La Scala të Milanos. Duke u nisur për në Napoli, kompozitori i ri lë pas krahëve pasionin e dëshpëruar për Madalena Fumarolin vajzën me të cilën nuk mundi të martohej për shkak të kundërshtisë së babait, i cili ishte kundër martesës së të bijës me muzikantin. Si opera  Il pirata (1827) ashtu dhe  La straniera (1829) sollën në La Scala një sukses të jashtëzakonshëm: shtypi milanez njohu tek Belini të vetmin kompozitor operistik italian në gjendje të vinte përballë Gioachino Rossini-t një stil individual. Shpërthimi vendimtar i karrierës së muzikantit koincidon me nisjen e tij drejt Parisit. Këtu Belini hyn në kontakt me disa nga kompozitorët më të mëdhenj të Europës, mes tyre Frederic Chopin, dhe gjuha e tij muzikore pasurohet me ngjyra dhe zgjidhje të reja, por gjithmonë duke ruajtur frymëzimin melodik që e karakterizon stilin e tij. I pajisur me një venë melodike të mrekullueshme, Belini ia dedikoi jetën e tij të shkurtër kompozimit. Belini ishte i talentuar për të gdhendur meloditë me të ndritshme e të bukura, të cilat ruajnë edhe sot një fllad magjie. Në veprat e tij mund të përmendim operat: Adelson e Salvini , Bianca e Gernando, Il pirata,  La straniera, Zaira , I Capuleti e i Montecchi , Norma , Beatrice di Tenda, I puritani, etj.

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›