Ambasadori amerikan Withers, celulari i gjyqtarit Nuni, dhe Drejtësia e përdhunuar shqiptare
Nga Kastriot Myftaraj
Pas atentatit ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, ambasadori amerikan Withers, në një takim me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beça, takim ky qartësisht i sajuar për të bërë një deklaratë mediatike, u shpreh para mikrofonave dhe kamerave televizive se priste që: agjencitë ligj-zbatuese do të bëjnë më së miri punën e tyre në kuadër të zbulimit dhe vënies përpara drejtësisë të autorëve të ngjarjes. Agjencitë ligj-zbatuese, ose e thënë në terma më pak abstraguese, policia, SHISH, prokuroria etj., sigurisht që duhet ta bëjnë këtë gjë pa ua thënë ambasadori amerikan, se kjo është detyra e tyre. Nga deklarata që bëri ambasadori amerikan, të krijohet përshtypja se kishte një mosdashje tek agjencitë ligj-zbatuese për të bërë detyrën e tyre në këtë rast. Në rast se ishte kështu, ndërhyrja e ambasadorit amerikan ishte me vend dhe e mirëpritur. Por më pas doli se agjencitë ligj-zbatuese nuk mund ta bënin siç duhet punën e tyre për zbulimin e autorit të atentatit, apo edhe autorëve, siç u shpreh në shumës, në mënyrë kurioze ambasadori amerikan.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Nuni refuzoi t i vinte në dispozicion policisë celularin e vet, siç e kërkon procedura e rëndomtë e hetimeve. Kjo tregon se Ndershmëria e Tij, siç quhen gjyqtarët në SHBA, Nuni, nuk ka dëshirë që të zbulohet atentatori, apo atentatorët, për arsye që i di ai, por që nuk e nderojnë aspak jo më një gjyqtar, por as një qytetar të çfarëdoshëm. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Nuni, ka zgjedhur në këtë rast të sillet ashtu siç sillen mafiozët, të cilët, në raste të tilla refuzojnë që të bashkëpunojnë me policinë, se zbulimi i së vërtetës do t i inkriminonte, dhe parapëlqejnë që të zgjidhin çështjen me vetëgjyqësi, duke i çuar atentatorit apo atentatorëve një skuadër vrasësish. Duket se gjyqtari Nuni e njeh mirë atentatorin apo atentatorët, si dhe motivin e atentatit të tyre, por nuk dëshiron që ato t i njohin dhe agjencitë ligj-zbatuese, si dhe opinioni publik, se atëherë do të merrte fund karriera e gjyqtarit Nuni, madje gjërat do të shkonin edhe më keq se kaq. Pati të drejtë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kur tha me rastin e atentatit ndaj gjyqtarit Nuni, se mafia qëlloi ndaj drejtësisë. Vetëm se Spahiu mund të kishte shtuar se, nga mënyra si veproi gjyqtari Nuni drejtësia u dëshmua pjesë e mafies dhe parapëlqeu që ta zgjidhë çështjen në mënyrë mafioze.
Në rast se një mafioz që nuk dëshiron të bashkëpunojë me policinë, në një rast të tillë, do të refuzonte të dorëzonte celularin, atëherë ai do të ngarkohej edhe me një vepër penale shtesë, dhe celulari do t i sekuestrohej si provë materiale. Në rastin e Ndershmërisë së Tij Nuni policia nuk mund ta bënte këtë gjë, se Nuni ka imunitet, dhe nëse i merrej celulari, atëherë, larg qoftë, ky do të ishte cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe ambasadori amerikan, ambasadori britanik, Lëvizja Mjaft, G-99, shefi i Misionit të OSBE, Manjola Bejleri, Andrea Stefani, Ylli Manjani, Anila Basha, Gent Ibrahimi, Njazi Jaho etj., etj., do të jepnin alarmin. Ndershmëria e tij Nuni, për shkak të imunitetit ka luksin që virtualisht të sillet si një mafioz që është mbi ligjin. Gjyqtari Nuni i përket instancës më të lartë të gjyqësorit në Shqipëri. Imagjinoni se ç drejtësi prodhon gjykata e cila ka një gjyqtar që sillet kështu. Është dashur që ambasadori amerikan në Tiranë, meqenëse i hyri kësaj pune, t i drejtohej publikisht gjyqtarit Nuni, duke i kërkuar që të bashkëpunojë me agjencitë ligj-zbatuese, duke i kërkuar që të t u dorëzojë atyre celularin. Por, ambasadori amerikan nuk e bëri këtë gjë. Çështja Nuni zbulon standardin e dyfishtë që përdor ambasada amerikane në Tiranë. Ambasada amerikane është qartësisht e interesuar vetëm për formën e gjërave dhe jo për përmbajtjen e tyre. Forma e gjësë është që gjyqtarit Nuni iu bë një atentat dhe autorët duhen zbuluar dhe ndëshkuar, ndërsa përmbajtja është që gjyqtari Nuni sillet si një mafioz dhe nuk dëshiron të zbulohen autorët dhe motivet. Konkluzioni: Ambasada amerikane është protektore e mafies që ka kapur Shqipërinë në të gjitha anët, deri edhe në institucionet e drejtësisë. Pse ndodh kjo: Sepse ambasada amerikane nuk do që në Shqipëri të ndërtohet një shtet ligjor, por do pikërisht një shtet të kapur nga mafia, se duke pasur shtete të tilla në Ballkan dhe më gjerë, Europa do të ketë probleme.
Duket se as ambasadori amerikan Withers nuk është i interesuar që atentatori, apo atentatorët e gjyqtarit Nuni të dalin para drejtësisë. Tekefundit, para cilës drejtësi? Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama është nomenklaturë e ambasadës amerikane, dhe gjithashtu një e që është mbi ligjin, si gjyqtari Nuni. Prokurorja e Përgjithshme banon në apartamentin superluksoz që i ka vënë bujarisht në dispozicion një kriminel, si shpërblim që atij prokurorja i ka mbyllur një çështje penale për përdhunim. Kjo do të thotë se Drejtësia është përdhunuar në Shqipëri, dhe sperma e kriminelit përdhunues është në fytyrën e ambasadorit amerikan Withers.
Mirë që ambasada amerikane na i ruan institucionet e drejtësisë se mos na i kapë Berisha, por pse nuk na i ruan dhe nga mafia? Se tashmë po na del që institucionet e drejtësisë janë të pavarura nga Berisha, por nuk janë të pavarura nga mafia. Kush do të na i mbrojë institucionet e pavarura të drejtësisë nga mafia, Presidenti i Republikës, Bamir Topi? Presidenti Topi shfaqet publikisht në kafenetë tek stadiumi Qemal Stafa në shoqërinë e të emëruarit të tij në Gjykatën e Lartë, Zamir Poda, i cili u rrëzua nga parlamenti. Tashmë Presidenti Topi nuk po e emëron anëtarin e fundit të Gjykatës së Lartë, duke pritur që Poda të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese ndaj Kuvendit. Ç detyrime ka Topi ndaj Podës. Për këtë gjë duhen parë vendimet gjyqësore me Të cilat Topi ka marrë sipërfaqe të mëdha tokash në kodrat rreth Dajtit, si ish-pronar, a thua se ishte nga familja e Esat pashë Toptanit, pasurinë e të cilit gjithsesi e ka vënë sot, dhe jo nga një familje modeste tiranase. Nëse agjencitë ligj-zbatuese do të merreshin me pronat që ka marrë Presidenti Topi, dosja në prokurori do të çante tavanin. E ç mund të presësh tjetër nga Presidenti Topi. Ku ka parë bota një president republike, i cili i qeth flokët në modelin bishtpëllumbi si ky joni!
Në Republikën e Presidentit që i qeth flokët bishtpëllumbi, si adoleshent i viteve tetëdhjetë, ndodh që një gjyqtari të Gjykatës së Lartë t i bëhet atentat ndërsa është në orët e vona të natës në shoqërinë e Avokatit të popullit! Dhe pastaj Avokati i Popullit e çon në spital gjyqtarin. Në botë zyrtarët e këtyre niveleve kufizojnë në maksimum kontaktet mes tyre. Se pastaj si do të ndodhë që Avokati i Popullit të ndjekë një ankesë ndaj gjyqtarit Nuni, kur bashkë darkojnë në orët e vona të natës. Aq më tepër kur edhe gruaja e gjyqtarit Nuni, punon tek Avokati i Popullit? Ky është tribalizëm institucional.
Berishën mund ta largojmë me vota në qershor, por me mafien e drejtësisë që është jashtë rrezes së votës popullore, çfarë të bëjmë? Kësaj pyetjeje duhet t i përgjigjet ambasadori amerikan. Por, ambasadori Withers është njeriu i fundit i interesuar për t ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Se nëse në Shqipëri agjencitë ligj-zbatuese do të bënin punën e tyre, siç thotë ambasadori amerikan, atëherë ambasadori Withers duhet të ishte penalizuar për çështjen e Gërdecit, se ishte vetë atasheu ushtarak amerikan në Tiranë, Harrison, i cili zbuloi vetëm një pjesë të implikimit të ambasadorit amerikan në këtë çështje. Unë dyshoj shumë që Mediu dhe Berisha do të kishin arrogancën që të ndërtonin mekanizmin e Harmagedonit në Gërdec, në rast se nuk do të ishin në lojë njerëz të ambasadës amerikane. Kjo është arsyeja që Prokuroria nuk thërret për të marrë të pandehur as partnerin amerikan të Delijorgjit, njëlloj përgjegjës me të, as specialistin amerikan të firmës së Delijorgjit, që siç është paraqitur me pamje televizive në emisionin Faktori Plus të Mero Bazes, ka qenë në Gërdec ditën e shpërthimit dhe jo në SHBA, siç është pretenduar.
Atentati ndaj gjyqtarit Nuni dhe ngjarjet që e pasuan atë, duh