E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Maqedonia, e para në rajon që përmbushi liberalizimin e vizave



Eurokomisioneri për Drejtësi i BE-së, arrot, deklaroi se Maqedonia është shumë më para se të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. “Nuk përjashtohet heqja e tërësishme e regjimit të vizave për Maqedoninë në vitin 2009”,- ka theksuar Barrot në Zagreb, në një takim me ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Mihajllo Manevski dhe Gordana Jankullovska.
Barrot ka përshëndetur përparimin në reformat policore dhe gjyqësore dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë ai deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që intensifikojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

8 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›