Kryetari i Parlamentit iranian kritikon Obamën
Ali Arixhani, kryetari i Parlamentit iranian, kritikoi presidentin e zgjedhur Barak Obama për deklaratën e tij se përpjekjet e Teheranit për të prodhuar armë bërthamore janë të papranueshme.
Media shtetërore iraniane citon kryetarin e Parlamentit, sipas të cilit komentet e zotit Obama nënkuptojnë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin të njëjtën politikë të gabuar si në të kaluarën. Larixhani tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’u dërgojnë vendeve të Lindjes së Mesme sinjalet e duhura nëse dëshirojnë ndryshimin e situatës në rajon. Zoti Obama e përmendi programin bërthamor të Iranit gjatë konferencës së tij të parë për shtyp. Ai tha gjithashtu se Irani duhet të ndalë mbështetjen e tij për grupet terroriste. Zoti Obama shtoi se do të analizonte me kujdes një letër urimi që kishte marrë nga presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad dhe se do t’i përgjigjej asaj në kohën e duhur.
Sillajxhiç fton botën të shpëtojë Bosnjën
Bosnja nuk do të mundë t’i tejkalojë ndarjet etnike që shkaktuan luftën e viteve ‘90 pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Kështu është shprehur anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Haris Sillajxhiç. Ai ka hedhur poshtë qëndrimin e Bashkimit Europian se liderët boshnjakë dëshirojnë t’i zgjidhin ndarjet e ndërsjella pa ndihmën e faktorit të jashtëm. “Në Bosnjë ka njerëz që duan të ruajnë atë që kanë bërë Sllobodan Millosheviç dhe bandat e tij duke përfshirë edhe gjenocidin”,- ka thënë Sillajxhiç.
9 Nentor 2008